Trendi i zhvillimit të artit pamor në Kosovë

E enjte, 17 Tetor 2013

Autor: Labinot KONUSHEVCI

Si vend në tranzicion që jemi, shoqëria kosovare përballet me trende të reja të zhvillimit dhe prej tyre është edhe arti pamor i cili bartë në vete një rëndësi të madhe në zhvillimin dhe integrimin e shoqërisë kosovare në vlerat evropiane.

Vlera e artit pamor

Mbi vlerën e artit pamor na flasin disa piktorë dhe krijues të artit:

• Piktorja Zake Prelvukaj është e bindur se mbanë rekordin në Kosovë për çmimin më të lart të shitjes së veprës së saj. Një pikturë e saj, nga cikli “x-sat flasin”, është shitur për 17 mijë euro në vitin 2000. Por blerësi i saj ka qenë një i huaj. Sot ajo vepër është e vendosur në Bankën e Jahanesburgut. Zake Prelvukaj thotë se shitja e artit pamor ka rënë gjithandej. “Nuk po shiten as jashtë pikturat. Nuk po japin as në Evropë para për art, sikur kanë dhënë para dhjetë viteve”, ka thënë ajo teksa bënte një krahasim para dhe pas luftës në Kosovë. Gjithashtu Prelvukaj thotë se: “Dikur kemi shitur shumë më shumë vepra. Kryesisht edhe në Kosovë ka rënë interesimi për blerjen e veprave, kur krahasohet para dhe pas luftës”. Para luftës edhe solidariteti i piktorëve ka qenë ndryshe. “Paratë e veprave të cilat i kam shitur i kam ndarë me gjithë miqtë dhe familjarët, të cilët kanë pasur nevojë për to në atë kohë krize”, ka thënë ajo.

• Piktori Esat Valla ka thënë se aktualisht vlerave e veprave të artit pamor në Kosovë sillet mes 3 deri 5 mijë euro. Ai është i prerë kur krahason me rajonin. Ai thotë se në Kosovë ka blerës më pak, sepse ka shije më pak. Kësaj i jep një shpjegim. “Ata që kanë shije për ta blerë një vepër arti janë të varfër financiarisht, e ata që kanë para nuk janë të interesuar të blejnë art”.

• Visar Mulliqi, trashëgimtar i krijimtarisë artistike të piktorit shqiptar Muslim Mulliqi, thotë se ende nuk kanë filluar të shesin vepra të artit. Por këtë e kanë ndërmend ta bëjnë shumë shpejt. Por pret që brenda këtij viti të restaurohet galeria dhe pastaj të plotësojmë koleksionin që mund të shesim. Ai e di që veprat e njëjta të babait të tij do të mund të shiteshin shumëfish më shtrenjtë në cilin do vend të rajonit.

• Ndryshe nga kolegët e fushave të tjera të kulturës së artit, gjatë vitit 2012 artistët e arteve pamore qenë më aktivë. Përpos aktiviteteve të shumta që zhvilluan, dhe ekspozitave të shumta që hapën në Galerinë Kombëtare të Kosovës – siç ishte, p.sh, ekspozita me pikturat e mjeshtrit Ibrahim Kodra – vlen të përmendet që Kosova sivjet u bë pjesë e librit të Guinness, falë artistit shqiptar, Saimir Strati, i cili në Prishtinë realizoi muralin më të madh të bërë ndonjëherë nga fasulet. Shqiponja dykrerëshe e tij, me sipërfaqe prej 63 metrash katrorë, e futi Stratin për herë të shtatë në librin botëror të rekordeve. (Shkruan: Faton Raci)

Këto ishin disa të dhëna të marra nga këta artistë të ndryshëm me famë dhe vepër të madhe tek ne mbi artin, pozicionin e tij në shoqërinë tonë dhe vlerën që ka. Gjithashtu të mos harrojmë se ky lloj i artit pamor në Kosovë u ka dhënë emër në metropolet ku janë vënë kulmet e kulturës botërore, si: Gjelosh Gjokajit, Omer Kaleshit, Ibrahim Kodrës e shumë të tjerëve.
Unë kam zhvilluar dy intervista për të mbledhë sa më shumë fakte e të dhëna mbi rrjedhat e këtij arti pamor në Kosovë, me një magjistër arti dhe me një nxënës arti.

Intervista e parë: Intervistë me magjistrin e artit pamor Naim Spahiu

Intervistoi: Labinot Kunushevci

Dt. 22.05.2013

Intervista është zhvilluar në Galerinë e Arteve të Kosovës.

Fillimisht ju përshëndes dhe ndiej kënaqësinë dhe kam nderin që të bashkëbisedoj me ju zt. Naim Spahiu, si magjistër arti dhe koordinator i Galerisë së Arteve të Kosovës që jeni dhe kështu nëpërmjet kësaj interviste të shkurtë t’u ofrojmë opinionit shqiptar disa informacione mbi artin pamor në Kosovë. Ju faleminderit për mikpritje!

Naim Spahiu: Përshëndetje edhe juve! Ju faleminderit. Kënaqësia është edhe e imja. Do të mundohemi t’u ofrojmë atë që duhet mbi çështjet që kanë të bëjnë me artin pamor në Kosovë.

Cila është rëndësia e artit pamor?

• Naim Spahiu: Po rëndësia, nëse nisemi prej gjenezës, prej traditës, ne e dimë se tradita jonë është prej viteve 60-ta, 70-ta e jo më herët sikur shtetet tjera që kanë një shekull traditë. Megjithatë, nëse nisemi prej ditës së sotshme mund të them se nuk jemi larg Evropës por jemi aty afër. Por me kalimin e kohës që do të bëhet përmirësimi tek shoqëria jonë.

Sa mendon se është i zhvilluar arti pamor në Kosovë?

• Naim Spahiu: Arti pamor në Kosovë është mjaft i zhvilluar dhe ju jeni ardhë në vendin e duhur. Këtu është edhe çerdhja e artit bashkëkohor. Këtu kemi të bëjmë me një gjeneratë të tërë që ne i trashëgojmë edhe si fond në Galerinë e Arteve të Kosovës. Keni ardhur në vendin e duhur ku ne tregojmë vlerat nëpërmjet ekspozitave.

Sa janë të suksesshëm artistët e artit pamor – piktorët në Kosovë?

• Naim Spahiu: Kemi shumë talenta që kanë depërtuar edhe jashtë Kosovës. Kështu që nuk mund të them që jemi një hap prapa Evropës, por jemi një hap me Evropën. Sa i përket vlerave që ne i posedojmë për momentin, artistët përgatiten që arti i tyre të ketë sa më shumë vlerë.

A kanë përkrahje dhe benificione artistët e artit pamor nga shteti – Ministria e Kulturës?

• Naim Spahiu: Unë si koordinator i Galerisë së Arteve të Kosovës mund të them që artistëve ju japim mjaft mbështetje, qoftë me ekspozita personale që ka të bëj edhe me ekspozimin e artit pamor jashtë vendit. Mbështetja është në nivel dhe galeria mundohet të jap kontributin në masa të caktuara, megjithatë ka mbështetje, jo me ra në nivelin nën por në nivelin mbi.

Sa kanë progres dhe përfitim artistët në Kosovë dhe ku e shihni të ardhmen e artistëve?

• Naim Spahiu: Po ne nuk mund të themi se një artist mund të mbijetojë nga piktura e tij, por megjithatë edhe puna e tyre mund të paguhet.

Sa jeni optimist për një ardhmëri më të mirë të artit dhe artistëve?

• Naim Spahiu: Duhet të jenë ambicioz, ne i hapim rrugët e reja për talentët sepse ne e quajmë veten burim i pashterrshëm. Secili prej neve nëse ka vlerë, kudo që prezentohet do të përkrahet. Secili prej artistëve tanë shpresojë që do të jetë në kategori me artistët e Evropës.

Ju faleminderit që gjetët kohë të ju përgjigjeni këtyre pyetjeve dhe ta zhvillojmë këtë intervistë me ju në lidhje me gjendjen zhvillimore të artit pamor në Kosovë.

• Naim Spahiu: Faleminderit edhe juve! Ne vazhdimisht punojmë që rinia jonë të kenë informacione të duhura rreth artit pamor. Kështu që juve ju përgëzoj për iniciativën dhe qasjen e juaj në këtë hulumtim.

Intervista e dytë: Intervistë me nxënësin e artit pamor Dardan Shala

Intervistoi: Labinot Kunushevci

Dt. 18.05.2013

Intervista është zhvilluar në dhomën e punimeve të nxënësit Shala në komunën e Drenasit.

Fillimisht ju përshëndes dhe kam kënaqësinë që ta zhvillojë këtë intervistë të shkurtë me juve si një nxënës dhe dashamir i artit pamor që jeni dhe kështu t’i shpalosim idetë dhe ambiciet tua para opinionit shqiptar.

Dardan Shala: Ju faleminderit. Ju përshëndes edhe unë, kënaqësia është edhe e imja. Shpresoj që t’i merrni përgjigjet konkrete nga unë me shpresë se do të krijohet ardhmëri e mirë dhe produktive për ne artistët e rinj të cilëve ju mungon perspektiva e duhur në Kosovë.

Pse dëshiron të merresh me art pamor?

• Dardan Shala: Si fëmijë i vogël gjithmonë më kanë bërë përshtypje pikturat. Me art më pëlqen të merrem sepse e shpreh atë ndjenjen që e kanë për brenda vetes. Më pëlqen shumë dhe mendoj e synoj që të bëhem një piktorë i mirë.

Sa mendon se është i zhvilluar arti pamor në Kosovë?

• Dardan Shala: Arti pamor nuk është i zhvilluar fare në Kosovë për shkak të mungesës së kushteve ekonomike dhe mungesës së përkrahjes nga ana e shtetit për artistët tanë.

Çka duhet të dijë ose të bëj një artist që me artin e tij pamor të jetë i suksesshëm?

• Dardan Shala: Duhet të mos jetë dembel dhe të mos ndalet asnjëherë nëse dëshiron që ajo punë – veprimtari artistike që e bënë të ketë vlerë dhe të jetë shumë e suksesshme.

Cili art pamor sipas mendimi tuaj është më i zhvilluar tek ne?

• Dardan Shala: Nuk mund ta veçoj ndonjë art pamor që është më i zhvilluari tek ne sepse mendoj që secili nga to është nga pak i zhvilluar.

Sa kanë të rinjt progres dhe përfitim nga puna e tyre me artin pamor?

• Dardan Shala: Ne të rinjt aspak nuk përfitojmë, përveç se shpenzojmë.

Sa ju ofron benificione (të mira e ndihma) shteti artistëve të rinj?

• Dardan Shala: Për mendimin tim shteti aspak nuk i ndihmon artistët e rinj rreth zhvillimit të artit pamor, ata nuk kujdesen për asnjë gjë rreth artit.

Ju faleminderit që gjetët kohë ta zhvillojmë këtë intervistë me ju në lidhje me synimet dhe vizionet e juaja në fushën e artit. Shpresojmë që të keni perspektivë në karrierën tuaj që e keni nisur me art pamor dhe t’u ofrohet përkrahje edhe nga institucionet tona.

• Dardan Shala: Kënaqësia ishte edhe e imja. Ju faleminderit. Na priftë e mbara të gjithëve!

Fotografi të ndryshme të ekspozitës artistike në Galerinë e Arteve të Kosovës

Kjo fotografi na kujton një udhëtim, që për dikë mund të jetë udhëtim turizmi, për dikë udhëtim zyrtar për punë, për dikë udhëtim për shkaqe ekonomike, të migrojë në vende më të zhvilluara ekonomikisht apo ndoshta për dikë udhëtim për çështje hulumtimi – synon të eksplorojë dhe hulumtojë ndonjë kulturë të huaj, të bëj etnografi apo edhe si një bursist që ka fituar bursë dhe del nga vendi i tij për studime jashtë vendit. Për dikë këto mund të jenë fat dhe shansë e mirë e për dikë fat i hidhur, madje ka prej atyre që edhe të dëbuar si refugjatë udhëtojnë me aeroplanë jashtë vendit të tyre në kohë lufte. Për këto dhe shumë gjëra tjera, dukuri e ngjarje, na asocon kjo fotografi e profesorit të artit Afrim Spahiu ekspozuar në Galeri.

Kjo fotografi na krijon një ndjenjë optimizmi, që edhe në të thatin më të madh, mund të ketë gjallëri bimore – bimësi. Pra e shohim një pemë të vogël në një shkretëtirë. Kjo fotografi që në fillim më asocon dhe ma kujton një nga kuriozitetet e rralla; ku unë kam dëgju se si në njërën prej shkretëtirave më të thata, me sa e di ishte fjala për shkretëtirën “Sahara”, kishte qenë një pemë e vetme e gjallë, e cila ishte shkatërruar nga një i dehur rreth vitit 1970. Më pas atë pemë të thyer e kanë marrë ta ruajnë në njërin prej muzeve në botë dhe në vend të saj e kanë vendosur një pemë të ndërtuar nga qeliku – thjesht për mos t’ia humbur atë mrekullinë dhe madhështinë që e ka pas ajo pemë e vogël e mbijetuar deri në një kohë në atë shkretëtirë. Dhe nga aspekti tjetër; mund të jetë një shoqëri “e thatë” për nga niveli akademik, arsimor, progresiv apo ekonomik, të jetë i kapluar nga një fat jo i mirë, por mund të ndodhë që në mesin e asaj shoqërie të dal një njeri, i cili do të dallohet si delja e bardhë në mesin e deleve të zeza dhe ta shëndritë atë shoqëri e t’i sjellë të mira dhe ta udhëzoj drejtë e t’u jap motiv për jetë. Thjesht, kjo fotografi kap shumë dimenzione dhe mund të zbërthehet në kuptime të ndryshme, prej tyre ai sociologjik.

Edhe kjo fotografi na sjellë shumë kujtime! Këtu pasqyrohet një jetë familjare në kushte të varfra ekzistenciale ekonomike, siç po e shihni edhe vet. Mund të themi se kjo fotografi nuk na asocon vetëm jetën e varfër të ndonjë familjeje shqiptare para luftës së viteve të 99-ta, por një fat i tillë u ngjanë edhe sot shumë familjeve kosovare shqiptare, ku nuk gëzojnë as kushtet elementare për ekzistencë. Po i shohim të gjithë të ulur dhe të mbështetur, ndoshta edhe të uritur e etur në mungesë ushqimi e pije, nuk kanë as shtretër e ndoshta nuk kanë as drunj për t’i ndezur në shporetin e drunjve për t’u ngrohë, thjesht jetë e vështirë. Dhe ky mjerim ekonomik reflekton edhe në dimenzionet e tjera të jetës; shoqërohet ndoshta edhe me pesimizën në jetë, edhe me stres e vuajtje të ndryshme, vështirë të përballueshme. Këta ndoshta e presin një dorë humane për t’u zgjatur deri tek ta, pasi që edhe shteti ofron fare pak benifite e kushte për ta sepse ose mund të jetë kohë krize e përgjithshme ekonomike – në prag të kolapsit ekonomik, ose mund të jetë kohë lufte, etj. Kjo njëherit duhet të na shërbejë edhe neve sepse sot ndoshta të mira materiale gëzojmë më shumë se ta, por ndoshta ankesat i kemi ma të shumta dhe na mungon një rehati dhe lumturi shpirtërore. Atëbotë, me ato kushte aq të pavolitshme për të jetuar dhe për t’u shkolluar, shkaqet ekonomike kanë ndikuar në rritjen e analfabetëve në pamundësi shkollimi. Eh shtetit fare pak i bie ndër mend për familje të tilla. Mjerim për ta!

Gjithashtu edhe kjo fotografi na sjellë dy imazhe të natyrës së gjallë me gjelbërim e ujë, në krahasim me një natyrë të vdekur dhe të thatë, ndoshta në mungesë të ujit. Dhe kjo po ngjanë në shumë vende të botës. Thatësi e madhe! Burimet po shterren dhe kjo na alarmon për një gjendje jo të mirë. Ndoshta është edhe faktori njeri, por edhe shkaqet e “Ngrohjes Globale” (një ndër efektet edhe shkrirja e akullnajave), sigurisht. Andaj të shtojmë kujdesin për mjedisin!

Një nga fotografitë e profesorit të artit Afrim Spahiu ekspozuar në Galerinë e Arteve:

“Varka e Noas”

“Varka e Noas”

Dy pamje piktoreske të nxënësit të artit Dardan Shala:

Pamje fshati

Pamje fshati

Pamje e një xhamie

Pamje e një xhamie

Përfundim:

Këto ishin disa nga fotografitë dhe pikturat e marra nga ekspozita në Galerinë e Arteve të Kosovës në Prishtinë të cilat i kam marrë gjatë një hulumtimi në muajin Maj të këtij viti. Njashtu edhe intervistën që e kam zhvilluar me magjistrin e artit zt. Naim Spahiu, ku arrita t’i marrë disa të dhëna, fakte e informata mbi trendin e zhvillimit të këtij arti pamor në Kosovë. Njashtu edhe intervistimi i nxënësit të artit pamor Dardan Shala, zbulimi i ambicieve të tij për këtë lloj arti me gjithë këto dy piktura.

Bazuar në të dhënat dhe faktet që kam nxjerrë nga disa artistë e krijues arti të cilat i lexuat në fillim, mund të konstatoj se ky lloj arti është duke ecur dhe zhvilluar mirë, duke mos i munguar Kosovës talentë të shumtë dhe ambicioz, por duhet të theksojmë se përkrahja financiare dhe institucionale e shtetit tonë mungon dhe fare pak investohet në këtë sferë të kulturës së artit. Me shpresë se arti do të ndihmohet edhe më shumë nga institucionet tona dhe do të marrë përmasa edhe më të mëdha sepse çdo shoqërie i duhet kultura e artit sepse aty përçohen mesazhe dhe ide kreative dhe udhëzuese për shoqërinë.

Autor: Labinot Kunushevci
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.

Etiketa:

Leave a Reply

Të fundit