E diel, 24 Maj 2026

Bajamet janë ndër arrorët më të përdorur në ëmbëlsira dhe salca të ndryshme anembanë botës.
Ëmbëlsirat me bajame janë shumë të shijshme dhe unike.
I tillë është rasti i trigonave të vogla me bajame, një ëmbëlsirë me origjinë nga Maroku e cila serviret me sherbet në raste speciale.
Sherbeti i këtyre trigonave është me kanëllë dhe portokalle.
Receta e mëposhtme është për sasi të mëdha trigonash që mund të serviren për qerasje.
Nëse dëshironi të përgatisni sasi më të vogla, mund t’i përgjysmoni sasitë e mëposhtme.
- Merrni një kilogramë me bajame të cilat duhet t’i zhysni në ujë të nxehtë për një ose dy minuta.
- Më pas kullojini dhe hiqini lëkurat e tyre.
- Bajamet vendosini mbi një letër kuzhine që të thahen.
- Pasi janë tharë futini në një enë të mbyllur dhe mbajini në frigorifer.
- Bajamet duhet t’i ndani në dy racione.
- Gjysmën e parë duhet ta skuqni me pak gjalpë në tigan deri sa arrorët të marrin një ngjyrë të artë të kafenjtë.
- Bajamet e skuqura mbajini në një kullesë mbi të cilën keni vendosur letër kuzhine.
- Kur bajamet e skuqura të jenë ftohur futini me dy rradhë në një mikser.
- Në të dyja herët duhet të shtoni nga 200 gramë sheqer pluhur.
- Brumin e përfituar nga mikseri hidheni në një tepsi.
- Në brumin e bajameve duhet të shtoni:
- Gjysmë luge çaji me kanellë pluhur,
- Një majë luge çaji me kripë,
- 125 gramë gjalpë pa kripë,
- 80 ml ujë të përzier me lëng portokalli
- Të gjithë brumin duhet ta punoni me dorë.
- Ndajini në qershiza të vogla dhe mbështillini me nga një shtresë të hollë petë brumi të gatshëm.
- Jepuni trigonave formë trekëndore të vogël.
- Skuqini trigonat në një tigan të thellë.
- Në një tenxhere shtoni dy gota me sheqer, një gotë me ujë, dy lugë gjelle me lëng portokalli dhe një lugë çaji kanellë.
- Lëreni në zjar duke e përzierë fillimisht derisa tue krijohet sherbeti.
- Trigonat e skuqur duhet të kenë ngjyrë kafe të artë.
- Direkt pas skuqjes duhet t’i transferoni tek ena me sherbet të ngrohtë.
- Ato do të përthithin sherbetin dhe do bëhen shumë të shijshme.
- Nëse sherbeti ftohet dhe trashet, vendoseni sërish në zjarr.
- Trigonat me sherbet vendosini në një enë të madhe dhe lërini të ftohen për një orë.
- Këot ëmbëlsira mund të ruhen në temperaturë ambienti për një muaj.
Burimi: mesazhi
