Trump: Do ta zgjidhi sërish çështjen mes Kosovës dhe Serbisë


E diel, 15 Qershor 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, përmes një postimi në rrjetin e vet “Truth” ka shkruar se “do ta zgjidhi” çështjen mes Kosovës dhe Serbisë.

“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po përplaseshin fort, siç kanë bërë për shumë dekada, dhe ky konflikt jetëgjatë ishte gati të shpërthente në luftë. Unë e ndala (Biden ka dëmtuar perspektivën afatgjate me disa vendime të marra, por unë do ta zgjidhi, sërish)”, ka shkruar Trump në Truth.

Trump në mandatin e tij të dytë nuk është se ka folur shumë për Kosovën dhe Serbinë.

Një ditë më parë ish-ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill tha se nuk pret që SHBA-ja të ndërhyjë në zgjidhjen e problemeve në Ballkan, përfshirë kontestin mes Kosovës dhe Serbisë, siç ka bërë në të kaluarën.

Etiketa: