Trump emëron Sekretarin e ri të Mbrojtjes


E diel, 23 Dhjetor 2018

WASHINGTON – Zëvendëssekretari i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, është emëruar shef i ri Pentagonit, raporton BBC.

Shanahan është emëruar pas dorëheqjes së James Mattis i cili tha në letrën e dorëheqjes se pikëpamjet e tij nuk janë plotësisht “të përafërta” me ato të presidentit Donald Trump.

Letra e tij u bë publike shumë shpejt pasi Trump shkroi në Twitter se Mattis do të pensionohet në fund të muajit shkurt.

Ndërsa Shanahan do ta marrë rolin e tij më 1 janar.

Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes rrjetit social Twitter tha se “Patrick ka një listë të gjatë të arritjeve”.

“Është kënaqësi për mua të njoftoj se zëvendësministri i Mbrojtjes, Patrick Shanahan, do të shërbejë si ministër i Mbrojtjes prej 1 janar 2019. Patrick ka një listë të gjatë të arritjeve gjatë shërbimit si zëvendësministër i Mbrojtjes dhe më parë në ‘Boeing’. Ai do të jetë i shkëlqyeshëm,” tha Trump, transmeton Klan Kosova.

Etiketa: , , ,
Të fundit