E premte, 26 Korrik 2019
WASHINGTON – Siç është zakon të bëjë, Presidenti Donald Trump bëri lajme me një cicërimë të vetme të premten në mëngjes. Këtë herë, Apple ishte protagoniste.
Trump tha se në asnjë mënyrë kompanisë Apple nuk do t’i jepej lehtësim nga lufta tregtare e administratës së tij kundër Kinës. Nëse Apple dëshiron të prodhojë kompjuterin e saj të ri Mac Pro në Kinë, do të duhet të vuajë të njëjtat tarifa si të gjithë të tjerët, njofton Prizren Post.
Apple will not be given Tariff waiver, or relief, for Mac Pro parts that are made in China. Make them in the USA, no Tariffs!
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) July 26, 2019
Apple kërkoi përjashtim nga tarifat 25 për qind të Trump më parë këtë muaj. Prodhuesja e iPhone do të donte të shmangte taksat shtesë mbi produktet e saj të prodhuara në Kinë, sepse mund të bënte produktet e saj tashmë të shtrenjta edhe më të shtrenjta.
Etiketa: Amerika, Apple, Donald Trump, Kina, Taksa