Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Trump paralajmëron dëbimin e rreth tre milionë emigrantëve ilegalë nga SHBA-ja

| 18:08 - 13.11.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Presidenti i sapo zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka thënë sot se është duke planifikuar t’i dëbojë menjëherë dy deri në tre milionë emigrantë pa dokumente, dhe se do ta ndërtojë murin përgjatë kufirit amerikan me Meksikën.

Në një intervistë për emisionin “60 minuta” të CBS, e cila transmetohet sonte, e që është intervista e parë qëkur i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA – Trump insistoi se do ta ndërtojë murin përgjatë kufirit amerikan me Meksikën, premtim ky i bërë gjatë fushatës presidenciale që ishte jetësor për të, raporton MailOnline.com, përcjell Express.

“Ajo çfarë do të bëjmë është se do t’i dëbojmë njerëzit që janë kriminelë dhe kanë histori kriminale, grupet kriminale, shpërndarësit e drogës, mbase dy apo tre milionë prej tyre, nga vendi jonë,” ka thënë Trump.

“Do t’i dëbojmë nga vendi, sepse ndodhen këtu ilegalisht,” ka shtuar ai.


Bëni një koment

Arivisti Company