Trump thotë se ka pushtet të plotë për t’i falur njerëzit


E diel, 23 Korrik 2017

Një zëdhënës i Partisë Demokratike e ka quajtur tejet shqetësues lajmin se Trump po konsideron ta bëjë një gjë të tillë.

Ndërkohë, autoritetet amerikane janë duke i hetuar dyshimet mbi bashkëpunimet e fshehta mes ekipit të Trumpit dhe Rusisë. Agjencitë e inteligjencës në SHBA mendojnë se Rusia u përpoq t’i ndihmonte Trumpit për të ardhur në pushtet.

Rusia e mohon këtë, ndërsa presidenti Trump thotë se nuk ka pasur bashkëpunim të fshehtë me Rusinë.

Presidentët amerikanë mund t’i falin njerëzit para shpalljes fajtor e madje edhe para se personi të akuzohet për një krim, transmeton Express.

“Të falesh çfarëdo individi i cili mund të ketë qenë i përfshirë, do të nënkuptonte kalimin një vije thelbësore,” ka thënë senatori Mark Warner, i cili është anëtar i Komitetit Përzgjedhës të Senatit për Inteligjence.

Dje, Trump shkroi në Twitter: “Derisa të gjithë pajtohen se presidenti amerikan ka pushtet të plotë për të falur, pse të mendohet për këtë kur i vetmi krim është publikimet kundër nesh. LAJME TË RREME.”

Etiketa: , , ,
Të fundit