Trusti arrin shifrën e 1 miliardë e 180 milion eurove


E enjte, 23 Korrik 2015

Kursimet pensionale janë rritur për 38 milionë euro nga kthimi i investimeve që janë bërë gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti.

Derisa i gjithë fondi nën menaxhim i Trustit arrin shifrën 1 miliardë e 180 milionë euro. Kështu theksuan drejtues të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK-Trusti).

Përderisa u lavdëruan drejtues të këtij institucioni për performancën e mirë të arritur në tregjet ndërkombëtare me mjetet e kontribut dhënësve kosovarë, këta kontribues mbeten të obliguar që kursimet e tyre ti tërheqin vetëm në një bankë komerciale, e jo edhe nëpër bankat tjera dhe në llogaritë e tyre ku i kanë.

Kryetari i Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK-Trusti), Ymer Havolli, tha se për çështjen e shpërndarjes së kursimeve në faza ka pasur vërejtje edhe Bordi, por shpreson që kjo çështje do të rregullohet shumë shpejt dhe të mos mbetet vetëm banka TEB obligative për kontibuuesit.

Duke shpalosur raportin gjashtë mujo Havolli ka treguar se në gjysmën e parë të vitit 2015, kursimet pensionale janë rritur për 38 milionë euro, nga ky kthim investimet që janë bërë 98 për qind janë investime, kurse vetëm 2 për qind e kthimeve pozitive janë nga flet-obligacionet e Qeverisë.

Havolli: Kursimet pensionale janë rritur për 38 milionë euro

“Aktivitetet të cilat i kemi pasur gjatë këtij gjashtë mujori… vetëm në gjysmën e parë të vitit 2015, kursimet pensionale janë rritur për 38 milionë euro. Në këtë kthim nga investimet që janë bërë 98 për qind janë investime ose kthime nga investimet në tregjet financiare globale, dhe vetëm 2 për qind e kthimeve pozitive janë nga flet-obligacionet e Qeverisë. Ne i vlerësojmë këtë rezultat të investimeve mjaft kënaqshëm, duke gjykuar se ndryshimi i strategjisë së investuese dhe shtimi i aset menxherëve të ri të mjeteve po jep rezultatet pozitive dhe të qëndrueshme në tregjet financiare”, tha Havolli.

Drejtuesi i Bordit, tha se Trusti ka investuar në letra me vlerë të Qeverisë së Kosovës rreth 80 milionë euro. Sipas tij, ky bord në vazhdimësi ka shp rehur gatishmërinë që sa më shumë mjete të investohen në Kosovë.

Havolli: Letra me vlerë të Qeverisë rreth 80 milionë euro

“Në fund të këtij gjashtë mujori Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka investuar në letra me vlerë të Qeverisë së Kosovës rreth 80 milionë euro. Bordi drejtues në vazhdimësi ka shprehur gatishmërinë që sa më shumë mjete të investohen në Kosovë, përveç bonave shtetërore nuk ka as një mundësi tjetër reale për të bërë investime”, tha Havolli.

Kurse, Havolli ka folur edhe për pretendimet e bëra në opionon se bordi drejtues mund të kishte investuar në Trepçë dhe PTK. Sipas Havollit kjo nuk qëndron, dhe siç tha ai Ligji ka caktuar qartë instrumentet investuese.

Havolli: Pretendimet për të investuar në Trepçë dhe PTK nuk qëndrojnë

“Pretendimet e b ëra publike se bordi drejtues mund të kishte investuar në Trepçë dhe PTK nuk qëndrojnë. Ligji ka caktuar qartë instrumentet investuese. Pastaj duhet të merren parasysh kërkesat për likuiditet dhe trajtushmërinë e këtyre instrumenteve. Këto kompani nuk emetojnë instrumente financiare të tregtuara siç i kërkon ligji”, tha Havolli.

Ndërsa, mjetet nën menaxhim të Fondit të Kursimeve në këtë gjashtë mujor janë 1 miliardë e 180 milionë euro me një rritje prej 91 milion për këtë gjysmë viti.

Përveç kthimit nga investimet prej 38 milionë euro ndikimin në shtimin e mjeteve nën menaxhim sipas Havollit kanë pasur edhe kontributet e reja prej 67 milion euro.

Ndërsa, sa i për ketë çështjes së shpërndarjeve së mjeteve për kontribut dhënësit nëpër llogaritë e tyre bankare, Trusti ka obliguar vetëm një bankë komerciale siç është TEB Banka. Pensionistët janë të obliguar që ti tërheqin mjetet e tyre v etëm në këtë bankë, por jo ku dëshirojnë dhe ku i kanë ata llogaritë e tyre bankare. Për, këtë Havolli tha se si bord kanë pasur vërejte por siç tha ai fatkeqësisht vetëm një bankë ka marrë pjesë në tenderin e hapur nga ky Fond i Kursimeve.

Havolli: Fatkeqësisht vetëm një bankë i shpërndanë mjetet

“Pagesa në faza e cila bëhet për pensionistët nuk është e limtuar vetëm në një bankë komerciale të Kosovës. Ne shpallim tender që të marrin pjesë të gjithë pjesëmarrësit në tregun financiar të Kosovës. Fatkeqësisht vetëm një bankë ka marr pjesë në tenderin tonë dhe kushtet që ne i kemi shtruar… Është e vërtet se ka pasur vërejtje, kemi pasur ne vërejtje si bord dhe kemi kërkuar prej Bankës Qendrore që të ketë një bashkëbisedë me sektorin komercial për shkak se kontribuesit tanë janë kursyes të të gjitha bankave jo vetëm të një banke, që t ë na mundësohet t’ju dërgojmë mjetet atje ku i kanë llogaritë e tyre të kursimeve”, tha Havolli.

Ai ka shtuar se tash së shpejti pritet ta përsëritin tenderin me kushtet që i parasheh Bordi i Fondit të arsyeshme. /KP/

Etiketa: ,
Të fundit