E enjte, 11 Qershor 2015
Turqi – Në tremujorin e parë të vitit 2015, Turqia, me 2.3 % pati një rritje më të lartë nga ajo që pritej.
Instituti i Statistikave të Turqisë, publikoi shifrat e rritjes ekonomike.
Në çerekun e parë të vitit 2015, Turqia, me 2.3 % pati një rritje më të lartë nga ajo që pritej.
Pritshmëritë ishin për një rritje prej 1.6%.
Ndërkaq të ardhurat vjetore bruto ishin 30 miliardë e 89 milion lira turke.
Ndërsa të ardhurat vjetore bruto të pa ndikuara nga stina dhe kalendari, në krahasim me treçerekun e mëparshëm u rritën me 1.3%.
Eksporti i mallrave dhe shërbimeve u ul me 0.3% duke kapur shifrën 7 miliardë e 858 milion lira turke.
Kurse importi u rrit me 4.1% pra përkatësisht 8 miliardë e 703 milion lira turke.
Në lidhje me shifrat e rritjes së ekonomisë, Zv.Kryeministri Ali Babacan publikoi një deklaratë me shkrim.
Ai tërhoqi vëmendjen se ky është tremujori i 22-të pa ndërprerje i rritjes ekonomike të Turqisë.
“Ekonomia e Turqisë me themele makroekonomike, një sektor të fuqishëm financiar publik dhe me një sistem të shëndetshëm bankar, vazhdon të ruaj fuqinë ndaj tronditjeve të jashtme” shkruhej në deklaratën e Babacan.
Edhe Ministri i Finacës, Mehmet Şimşek i bëri një vlerësim shifrave të rritjes ekonomike dhe tha: “Pavarësisht stanjacionit në Evropë, tensionit gjeopolitik, luhatjeve financiare dhe paqartësisë politike, ne shohim pozitive rritjen me 2.3% të ekonomisë së vendit”.