Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Turqi – Dalin përfundimet e para, kryeson partia AK

Astrit Shehu | 20:37 - 07.06.2015

Ankara – Sipas rezultateve të para që kanë nisur të publikohen garën zgjedhore të zgjidhjeve të parlamentare për legjislaturën e 25-të në Turqi e kryeson partia në pushtet AK.

Turqi – Dalin përfundimet e para, kryeson partia AK
Procesi i votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të legjislaturës së 25-të përfundoi në orën 17.00.
Ndërkohë vazhdon procesi i numërimit të votave.
Deri tani janë hapur 91,1% e kutive të votimit.
Sipas rezultateve të deritanishme shpërndarja e votave është kjo:
Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK): 41,9%
Partia Republikane e Popullit (CHP): 25,1%
Partia e Lëvizjes Nacionalishte (MHP): 16,8%
Partia Demokracia e Popujve (HDP): 11,7%
Subjektet e tjera: 4,4%
Në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në votim dolën rreth 54 milionë zgjedhës, ose 85%.
Votat që janë përdorur nga zgjedhësit jashtë vendit nuk janë përshirë ende në rezultatet e mësipërme zgjedhore.
20 subjekte politike dhe 165 deputetë të pavarur garuan për të hyrë në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM) me 550 karrige gjithsej. /trt/


Etiketa:
Arivisti Company