Turqi: Kapen ushtarët e arratisur që bombarduan hotelin ku ndodhej Erdogani


E hënë, 1 Gusht 2016

darbeci

Mugla – Ushtarët pjesëmarrës në sulmin e hotelit në Marmaris ku kishte qëndruar presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, pas një operacioni të bërë në qytezën Ula të qytetit Mugla u arrestuan edhe 9 ushtarë puçistë, transmeton Prizren Post.

Pas lajmërimit të bërë nga një qytetar i lagjes Sirinkoy, kishte parë se 5 ushtarë po qëndronin në kanalin e ujitjes, pas lajmërimit menjëherë u dërguan forca të xhandarmërisë në atë regjion.

Pas mbërritjes së ekipeve të xhandarmërisë në zonë u dëgjuan edhe zhurmë të armëve të përleshjes në mes forcave të sigurisë dhe ushtarëve të arratisur puçistë.

Gjatë operacionit dëgjoheshin edhe thirrjet “Dorëzohuni” që bënte xhandarmëria. Poashtu u bë thirrje që qytetarët të mos dilnin në rrugë. Më pas u njoftua se me të përfunduar përleshjet me armë u kapën 9 ushtarë të arratisur nga radhët e puçistëve të organizatës terroriste FETO./Prizren Post/

Të fundit