Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Turqi, kryeministri Yıldırım takohet me zv. presidentin e SHBA-ve

Prizren Post | 13:24 - 24.08.2016

Ankara – Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, u takua me zëvendëspresidentin e SHBA-ve, Joe Biden, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri turk, Yıldırım, Biden-in i cili është në një vizitë në Turqi e priti në derën e nderit në Pallatin Çankaya.

Biden dhe Yıldırım, të cilët në shkallët e Pallatit Çankaya pozuan për gazetarët duke shtrënguar duart, pastaj kaluan në takim kokë më kokë.

Pritet që pas takimit me dyer të mbyllura për shtypin, Yıldırım dhe Biden të mbajnë konferencë shtypi të përbashkët.


Arivisti Company