Turqi, qindra institucione arsimore dhe fondacione të mbyllura për lidhje me FETÖ-n


E shtunë, 23 Korrik 2016

feto org

Ankara – Në kuadër të masave të marra me publikimin në Gazetën Zyrtare, pas hyrjes në fuqi të gjendjes së jashtëzakonshme, me anë të një vendimi qeveritar, janë mbyllur 35 institucione shëndetësore, 1.043 institucione arsimore, duke përfshirë këtu shkolla, konvikte etj, 1.229 fondacione dhe shoqata, 19 sindikata dhe 15 universitete fondacionesh, të cilat janë konsideruar si rrezik për sigurinë e vendit në Turqi, raporton Anadolu Agency (AA).

Të gjitha pasuritë, duke përfshirë këtu edhe ato të patundshmet do ti kalojnë Drejtorisë së Përgjithshme të Fondacioneve pa asnjë kosto. Institucionet e tjera të cilat nuk i përkasin fondacioneve do ti kalojnë thesarit të shtetit. Ndërsa thesari i shtetit nuk do të ketë asnjë detyrë për të paguar borxhet e tyre.

Detyrat për konfiskimin dhe ndjekjen e procedurave i janë ngarkuar Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Fondacioneve.

Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare thuhet se të gjitha institucionet e ngjashme apo edhe të ndryshme me ta të cilat konsiderohen si kërcënim për sigurinë kombëtare, do të mund të mbyllen me vendim të Ministrive dhe kushtet e mbylljes do të jenë të njëjta me ato të cilat janë zbatuar për mbylljen e institucioneve të lartë përmendura.

Këshilli i Lartë i Arsimit është i ngarkuar me shpërndarjen në shkolla dhe institucione të tjera të studentëve të cilët kanë qenë pjesë e shkollave dhe institucioneve të mbyllura. Ndërkohë të gjithë studentët do të dërgohen në shkolla shtetërore ose private si dhe do të vazhdojnë mësimin nga vendi ku e kanë lënë pa u shkëputur.

Për të punësuarit në Gjykatën kushtetuese dhe gjykata si dhe institucione të tjera të gjyqësorit, të cilët konsiderohen si kërcënim për sigurinë kombëtare, do të vendosin komisione të ngritura nga vetë këto institucione me përmbajtjen e personave me detyrën më të lartë. Këto komisione do të vendosin se nëse personat e akuzuar duhet të qëndrojnë apo të shkarkohen nga detyra.

Ata të cilët shkarkohen nga detyra do t’ju hiqet e drejta e armë mbajtjes, pasaportat e shërbimit, si dhe do të largohen brenda 15 ditësh nga banesat ku janë të akomoduar familjarisht nga institucioni ku punojnë.

Pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi të gjithë kandidatët për gjykatës dhe prokuror do të mund të fillojnë detyrën si të tillë me anë të një vendimi nga ana e Ministrisë përkatëse, pa marrë parasysh kohën e kaluar si kandidat.