Turqia po përdor të drejtën e saj të vetëmbrojtjes


E mërkurë, 24 Gusht 2016

gk ankara

Ankara – Turqia ka nisur një operacion përtej kufirit në Siri kundër organizatës terroriste DAESH, duke u bazuar në marrëveshjet ndërkombëtare si dhe vendimin e marrë nga Parlamenti i Madh i Turqisë (TBMM), raporton Anadolu Agency (AA).

Pas sulmeve me raketa nga pozicionet e DAESH-it në anën siriane si dhe sulmet terroriste të kohëve të fundit në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe vendimit të Parlamentit të Madh të Turqisë Forcat ushtarake turke kanë nisur një operacion në Sirinë veriore kundër organizatës terroriste DAESH. Operacioni mbështetet edhe nga forcat e koalicionit ndërkombëtarë kundër DAESH-it.

Vendimi i marrë në Parlamentin e Turqisë i jep këtë të drejtë ushtrisë turke për veprim. Marrja e çdo mase të mundshme kundër çdo rreziku kombëtar në kuadër të të gjitha rregullave ndërkombëtare, asgjësimi i të gjitha organizatave terroriste të cilat përbëjnë rrezik kombëtarë për Turqinë dhe që vijnë nga Iraku dhe Siria dhe të cilat nxisin migrimin masiv, ruajtja e sigurisë kombëtare, kufijtë e vendit në mënyrë të përcaktuar nga qeverisja e vendit, në momentin që është e nevojshme hyrja e forcave ushtarake të Turqisë në një vend të huaj, prania e forcave ushtarake të huaja në Turqi dhe qëndrimi i tyre në vendet dhe rregullat që përcakton qeveria e Turqisë, është leja një vjeçare e dhënë nga Parlamenti i Turqisë dhe që hy në fuqi më 2 tetor 2015. Ky vendim është publikuar më 8 shtator në fletoren zyrtare të Turqisë.

Gjatë kufirit jugor të Turqisë janë vërejtur rritje e rreziqeve të cilat përbëjnë kërcënim të sigurisë kombëtare të këtij vendi, në veri të Irakut me praninë e organizatës terroriste PKK dhe praninë e organizatave të tjera terroriste në Siri dhe Irak.

Në vendimi thuhet se Turqia i jep rëndësi unitetit, stabilitetit dhe tërësisë territoriale të Irakut. Krahas kësaj në vendim theksohet rritja e pranive të organizatave terroriste të cilat janë minim i tërësisë territoriale në këtë vend.

Ndërsa përsa i përket Sirisë në vendim thuhet se politikat e dhunshme të regjimit kanë çuar në konflikt verbal dhe të armatosur, ndarjen e popujve dhe medhhebeve. Në vijim të vendimit thuhet gjithashtu se kjo gjendje në këtë vend çon në rritjen e rrezikut dhe cenimin e sigurisë ndërkombëtare. ”Në këtë kuadër vendimi i pranuar për herë të parë në vitin 2007 dhe i zgjatur 6 herë për Irakun dhe vendimi i pranuar për herë të parë në vitin 2012 dhe i zgjatur një herë si dhe i bashkuar në një tekst të përbashkët në vitin 2014 në të cilin citohen qartë detyrat e qeverisë për ndërhyrje në rast nevoje qoftë edhe ushtarake, në rast se shkelet dhe cenohet siguria kombëtare e Turqisë duke u bazuar në ligjet dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Krahas kësaj në kuadër të luftës kundër DAESH-it dhe organizatave të tjera Turqia jep kontributin e saj ndaj koalicioneve ndërkombëtare. Këto veprime janë të një rëndësie të veçantë për Turqinë”, thuhet në vendimin e vitit 2014 dhe të rizgjatur dhe më pas shtohet:

“Në kuadër të kësaj Turqia merr masat për mbrojtjen e sigurisë kombëtare duke luftuar kundër çdo lloj rreziku terrorist në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare, zhdukjen e çdo lloj rreziku të ardhur nga organizatat terroriste në Siri dhe Irak të cilat cenojnë sigurinë kombëtare si dhe nxisin migrimet masive, mbrojtja dhe ndjekja e interesit kombëtarë gjatë krizës dhe pas saj, në varësi të zhvillimeve të mëtejshme, ndjekja dhe bërja e politikave ndihmëse të shpejta dhe dinamike, sasia, koha dhe shtrirja e përcaktuar nga qeveria, në rast se është e nevojshme dërgimi i forcave ushtarake të Turqisë në një vend të huaj dhe për të njëjtin qellim vendosja e forcave të huaja në Turqi në kuadër të rregullave dhe vendit të përcaktuar nga qeveria. Vendimi i marrë më 2 tetor 2014 dhe i zgjatur me të njëjtat kushte duke filluar nga data 2 tetor 2015 bazohet në nenin 92 të kushtetutës së Republikës së Turqisë. Vendimi është marrë më 3 shtator 2015 gjatë seancës së 9 plenare.”

– Vendimi i KS-së për Irakun dhe Sirinë –

Vendimi I Këshillit të Sigurimit pranë OKB-së në lidhje me DAESH-in nxjerr në pah të drejtën e Turqisë.

Në lidhje me këtë vendim Këshilli i Sigurimit të OKB-së ka dënuar aktivitetin e dhunshmëm dhe radikal të vepruar në mënyrë sistematike si dhe shkeljet e të drejtave të njeriut të DAESH-it.

Në vendim dënohen vepra si, vrasja e civilëve pa bërë dallim, vrasjet në masë duke përfshirë edhe ushtarët, vrasja me bazë racore dhe feje, torturat kundër të gjithë popullit, marrja peng e civilëve, dëbimi me dhunë i pakicave, vrasja e fëmijëve si dhe marrja e tyre në ushtri, përdhunimi dhe dhuna seksuale, arrestimet pa fakte, prishja e kulteve fetare si dhe marrja e të drejtave të arsimit kulturës.

OKB i bën thirrje të gjitha vendeve të luftojnë kundër organizatave terroriste si DAESH dhe el-Nusra, si dhe të gjitha organizatave, grupeve dhe personave që kanë lidhje me el-Kaeda-n. Në këtë thirrje OKB thekson së kundër këtyre organizatave duhet të përdoret edhe arsimi, kultura si dhe feja në kuadër të ligjeve ndërkombëtare.

– E drejta e vetëmbrojtjes –

Vendeve që kanë probleme me sigurinë kombëtare dhe pavarësinë politike iu është ndaluar përdorimi i sulmit në kuadër të marrëveshjes së OKB-së, por kjo e drejtë mund të jetë vetëm në dy mënyra; e para me vendim të KS të OKB-së dhe e dyta e drejta e vetëmbrojtjes.

Për tu përdorur e drejta e vetëmbrojtjes duhet të ketë një sulm të armatosur nga jashtë. Kjo nuk kufizohet vetëm me praninë e një sulmi të një shtetit tjetër. Një shteti i lind e drejta të vetëmbrohet edhe duke kërkuar ndihmë ndaj një shteti tjetër dhe duke e bërë këtë në bashkëpunim.

Në këtë kuadër sulmet e DAESH-it nga Siria dhe sulmet terroriste në Turqi i japin të drejtën Turqisë të vetëmbrohet.

Sipas pikës 7 të marrëveshjes së OKB-së tregohen masat që një vend duhet të marrë në rast të një kërcënimi të tillë. Sipas nenit 51 të marrëveshjes së OKB-së, deri sa OKB dhe forcat e paqes ndërkombëtare të marrin masa vendi ka të drejtë të vetëmbrohet dhe asnjë pikë e marrëveshjes nuk e pengon atë.

– Lufta kundër luftëtarëve të huaj –

Këshilli i Sigurimit ka tërhequr një tjetër temë në vëmendje, atë të luftës kundër luftëtarëve të huaj.

Sipas një raporti të tij në Siri dhe Irak gjenden rreth 25 mijë luftëtarë nga 100 vende të botës. OKB i ka bërë thirrje vendeve të vendosin ndalimin e hyrje daljeve për këto persona pasi të evidentohen nga vendet e origjinës.

Në këtë kuadër Turqia që nga viti 2011 deri në shkurt të vitit 2016 ka vendosur ndalimin e hyrjes për rreth 37 mijë persona. Ka dëbuar më shumë se 3 mijë persona të akuzuar për hyrje të paligjshme.

Në pika të ndryshme kufitare në sajë të qendrave të krizës janë kontrolluar 7.500 persona nga të cilët 5 mijë janë marrë në pyetje. Nga këto 1.700 nuk janë lejuar të hyjnë në Turqi.

Forcat e sigurisë së Turqisë në kuadër të operacioneve kundër DAESH-it kanë arrestuar 2.433 persona nga të cilët 1.030 janë të huaj. Ndërkohë 808 prej tyre janë në arrest me burg.

Turqia njëkohësisht ka rritur masat e sigurisë në kufirin me Sirinë. ​

Të fundit