Turqia reagon ndaj deklaratës së Obamas për ngjarjet e 1915


E shtunë, 23 Prill 2016

56f16ead104a3

Në deklaratën e bërë nga ana e Ministrisë së Jashtme, thuhej: “Deklarata e bërë nga Presidenti Obama në datën 22 prill 2016, në lidhje me ngjarjet e vitit 1915, është një shembull i ri i vlerësimit të historisë në mënyrë të njëanshme për dhimbjet e përjetuara në kushtet e Luftës së I Botërore”.

Në deklaratën ku tërhiqet vëmendja se në bazë të përvojës së bashkëjetesës prej shekujsh të popujve turq dhe armenë, Turqia ka vënë në shesh me sinqeritet dëshirën e ndërtimit të një të ardhmeje të përbashkët në paqe, shkruhej: “Është shumë e dhimbshme që vendet mike dhe aleate, në vend që të mbështesin këtë thirrje, i japin kurajë qarqeve që mbrojnë thellimin e përleshjeve”.

Përpjekjet për ti bëri dhimbjet e përjetuara në histori një pjet politik, nuk do ti sjellin askujt dobi, nënvizohej në deklaratë dhe shtohej: “Në një gjendje të tillë, çdo vit, në data të caktuara, vendet e treta për përfituar nga pozicionet politike, jo vetëm që dëmtojnë shpresën për miqësi dhe paqe, por edhe tregojnë mos respektim të dhimbjeve të përbashkëta të përjetuara në atë periudhë. Në këtë kuadër, e ftojmë udhëheqjen amerikane që duke vlerësuar në bazë të memories në mënyrë të drejtë të vërtetat historike, të përvetësojë një qasje asnjëanëse, të matur dhe konstruktive ku merren në konsideratë dhimbjet e të gjitha palëve”.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama kishte përdorë shprehjen “Meds Yeghern” që në armenisht do të thotë “Tragjedi e Madhe”.

Të fundit