E shtunë, 2 Shtator 2017
…Ekziston një tendencë e përjetshme drejt Despotizmit. Uri për Pushtet dhe Sundim. E keqja e parë është Pushteti i Njeriut mbi Njeriun. Nënçmimin e Dinjitetit Njerëzorë, Dhuna dhe Sundimi.
Traktati ose Marrëveshja e Lozanës në vitin 1923 detyroi Perandorinë Osmane të hiqte dorë nga pjesa e saj ballkanike. Traktati i Lozanës ishte në dëm të Turqisë dhe Shqiptarëve dhe në vitin 2023 ky traktat antishqiptar skadon.
Dhe tash shtrohet pyetja ; Çka pas saj???
Që prej asaj date e deri më sot Anglo-Amerikanët kanë planifikuar projekte të ndryshme kundër Turqisë, aktores dhe protagonistesë së vetme e cila ka të drejtën ekskluzive pë të kërkuar ri-kthimin e territoreve të aneksuara perandorake në shërbim të popujve vendor të copëtuar pas 100 viteve!
Me rëndësi është të cekët se ky planë famëkeq e Perendimorëve ishte të ketë shkëputje në mes Turqisë, Shqiptarëve, Turqitë e Kaukazit dhe Botës Arabe plan e bërë para 100 vitëve në kohën e Parandorisë Osmane ku në gjitha anët ka qenë e izoluar.
Sot e njëjta lojë lozet në kufijtë jugorë të Turqisë ku planprojekti amerikan parasheh të ngritet një shtetë Kurd me tendencë të shkëputjes mundësisht territore edhe nga jugu i Turqisë. Por Turqia me suksessë i reziston të gjitha këtyre tentativave duke i rikthyer ato në favour të saj.
Nuk ka dyshim se sot Turqia është një nga vendet me më ndikim në botë dhe ka një pozitë gjeostrategjike e cila dikton lëvizjet politike me karakter global. Një gjë e tillë u dëshmua me dështimin e grushtit të shtetit të vitit të kaluar në këtë vend, gjë që ndikoi në prishjen e planeve të disa fuqive të mëdha botërore me në krye SHBA.
Lirisht mund të thuhet se një gjë e tillë ndikoi ose i ndihmoi presidentit aktual të SHBA, Donald Trump, të zgjidhet në krye të Shtëpisë së Bardhë. Me gjasë i gjithë investimi që ishte bërë si brenda ashtu edhe jashtë Turqisë nëpërmjet Lëvizjesë Gulen që ai drejton, ka shkuar huq. Për këtë kanë punuar edhe ushtarët e FETO-s dhe amerikanët që Turqia të gjendet në situatë të këtillë, mirpo shërbimi sekret i Turqisë me shumë mençuri të mprehtë i ka vërejt këto plane famëkeqe të 15 korrikut 2016.
Pas dështimit të grusht shtetit, si plani më i sofistikuar i botës perëndimore të shekullit XXI për pushtim nga brenda kalasë përmes ‘’Kalit të Trojës’’ të shteteve gjë e cila rezultoj me debakëll dhe me havari të paparë brenda shërbimeve sekrete të tyre për një kohë të gjatë. Por akoma nuk janë shuar tentativat për kthimin e Turqisë në një vend të dirigjuar në bazë të interesave të disa fuqive botërore dhe ajo vazhdon si e tillë.
Por një e mirë është se Turqia varrosi në masë të madhe një dekadë të pasuksesshëm për shërbimet e huaja sekrete që operoninë me tentim që me çdo kusht të paralizojnë hapërimin dhe zhvillimin turk ,ekonomikisht dhe ushtarakisht drejt vitit famozë 2023.
Presidenti Trumpi po ndjek disa motive të fshehta në ndezjen e një krize të re me Korenë e Veriut. Ka shumë shpjegime që sillen vërdallë, të cilat kërkojnë t’i përgjigjen pyetjes se përse Trumpi ka vendosur t’i japë kaq prioritet Koresë së Veriut.
Ka gjasa të mëdhaja që për të larguar vemendjen nga Lindja e Afërt (iraku dhe siria) SHBA-ja vemendjen e opinionit botëror e mobilizoi larg saj duke e drejtuar atë drejt Koresë së Veriut ku artificialisht tensionoi situatën kinse për një rrezik lufte nukleare (një blofë qesharak) duke ngulfatur forcatë ushtarake të Kinës dhe të Rusisë për tu mbrojtur eventualisht nga një agresion amerikan. Amerika për ta rrënuar marrëveshjen e arritur në Astana mes Rusisë, Iranit dhe Turqisë ku ndjehet e përjashtuar ajo planifikon të filloj një fushatë të pajustifikuar të mbështetur me terroristët proamerikan të PKK-PYD mbi Opozitën Siriane të etiketuar si terroristë të ”Al Kaedës” në qytetin Idlib.
Poashtu administrate amerikane kohëve të fundit po futë në huti konfliktuoze amerikanët me antinazistët jugor dhe atë verior. Gjithashtu Trump inkurajon dhunën kundër muslimanëve pas sulmit në Barcelonë e gjetiu në Evropë, me siguri për ta mbuluar me velo planet e errta ndaj Turqisë për shtetin Kurd, përndryshe ‘’Israeli i Madh’’!
Çka do të ndodhë nëse Turqia së shpejti nuk ndërrmer intervenim të sërishëm në Siri?
Ky plan është i ngjashëm me planet e para 100 viteve të kaluara kur fuqitë e Antantës morrën supremacionin mbi botën padrejtësisht dhe tani ata ato marrëveshje që kanë kontraktuar me palët ndërluftuese duanë padrejtësisht ti anashkalojnë duke ricopëtuar kufijtë e shteteve të krijuara sipas planit Sykes & Picot për shtetin Israel i Madh.
Turqia sot botërisht kërcënoi se ajo pa ngurim do ta rrënoj çdo tentativë për krijimin e një shteti terrorist në maje të hundës të saj dhe kësaj iu bashkangjitë edhe Kryeministri irakian duke deklaruar se Iraku është një shtet i vetëm dhe se organizimi i referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku nuk do t’u sjellë asnjë dobi qytetarëve kurdë. Poashtu edhe kreu ushtarak Iranian sot deklaroi se nuk mbështet asnjë tentative për një shtetë Kurd në Lindje tѱ Afërt!
Anglo-Amerikanët dhe Israeli luajnë ‘rulet rusi’ ose do të krijohet ‘’Israeli I Madh’’ ose Turqia do të krijojë ‘’Turqinë e Madhe’’!!!
Ujërat në Lindjen e Mesme kanë arritur në pikën e vlimit, por kush do të digjet koha do të tregoj!
*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.
Etiketa: Opinione, Savash Veliu