Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Turqit më të interesuarit për investime në Prizren

Prizren Post | 18:02 - 07.08.2014

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Investitorët nga Turqia kanë treguar interesimin më të madh për të investuar në rajonin e Prizrenit edhe për shkak të lidhjeve tradicionale që ekzistojnë me këtë qytet. Komuna ofron lehtësira për të gjithë investitorët potencialë që duan të zhvillojnë veprimtarinë biznesore në këtë pjesë të vendit. Drejtori për Administratë të Përgjithshme në Prizren, Ilir Baldedaj, ka thënë se Prizreni është komuna që më së lehti afaristët e huaj do të pajiseshin me mundësi të hapjes së biznesit në këtë qytet.“Nuk ka asnjë burokraci dhe as mundësi të ndonjë vonimi administrativ për të hapur dhe filluar nga puna ndonjë biznes”. Baldedaj thotë se deri më tash nuk ka pasur investitorë të huaj në numër të madh për të investuar në këtë rajon. Ai shprehet se megjithatë biznesmenët nga Turqia po tregojnë interesim më të madh, pasi ata kanë investuar në fabrikën e çokollatës “Camila”, kolegji turk etj.


Bëni një koment