Tyran Prizren Spahiu nderohet me Çertifikatë Vlerësimi nga India


E diel, 13 Shtator 2020

Për nder të 74 vjetorit të Pavarësisë së Indisë, Akademia Gujarat Sahitya, Departamenti i Aktiviteteve të Sportit, Rinisë dhe Kulturës – Qeveria e Gujaratit, dhe
Motivational Strips, nderojnë Tyran Prizren Spahiu – Kosovë, me çmim të jashtëzakonshëm.

Urime poetit të Kosovës, Tyran Prizren Spahiu, i cili poashtu nderon vendin e tij pasi fitoi Çertifikatën e Vlerësimit me rastin e Ditës së Pavarësisë – Indi.
Çmimi jepet nga Motivational Strips dhe Akademia Gujarat Sahitya.

“Më lejoni të shpreh admirimin tim për punën që po bëni. Sot, zëri juaj, vargjet në botë kanë një emër dhe unë jam më se i sigurt se ky emër do të gdhendet në Historinë e Letërsisë Botërore. Merita ju përket juve dhe Poetëve Rreth Globit.
Urime poetit legjendar të Kosovës.”, thuhet në njoftim nga Sabrina Young, SHBA dhe Shiju H. Pallithazheth, Indi.

Bohemi ROMANTIK

Ç’KËNAQËSI ndien SOT!
…natyra shplon magjinë,
botës së xhentilesë ofrohem,
ndiej çiltërsinë e krijesës femër,
ç’kënaqësi,
u ula në shkëmbin e jetës,
froni i qetësisë së shpirtit,
dritë, rrymon engjëlli, pikë shpirti,
sot,
dashurinë vendosa para traditës,
fytyra e saj, më se thellë u fut në zemrën tim,
bukuri që zgjon, shqisat e bohemit gjallëron.
*
Gazelë, trupi virgjër, sytë e kaltërt, nektar për ndjeshmërinë tim,
por, jo, jo,
diç më tepër është fshehur pas perdes së mëndafshtë!
Karakteri, ngrohtësia shpirtërore,
afërsia që lind sërish dashurinë,
urtësia e natyrës,
fton dy aventurierë në shpirt
të zbusin egërsinë,
në këtë ditë të bekuar
ngjitemi shtegut të dashurisë, afshit, pasardhësve mirëseardhje urojnë,
mbase koha nuk pret,
qetësia udhëzon,
dashuria rinore nuk kthehet më,
nisur është rrugës së burimit prindror,
edhe ne
sot, nesër, përjetësinë do përqafojmë..

Skenë, SHARMI I POEZISË

…shkruaj të ndiej epshin,
afshit të shkronjave të dorëzohem,
në këtë mauzoleum fuqishëm gjallërojnë,,
dehja, dashuria, emocionet, urrejtja, mërzia, atdhedashuria
sharmi,
devotshmëria,
vend ku bukuria jetësohet,
vargjet përkdhelin qiejtë,
maturia e sinqertit sundon,
hapen portat e parajsës,
krahëhapur zbresin engjëjt,
fisnikëria i pret ke pragu i përjetësisë,
çast këtë ndiej qetësinë që më mbërthen
skenën që në dashuri bohemiane më fton…

Tyran Prizren Spahiu

Etiketa:
Të fundit