E shtunë, 28 Tetor 2017
Prizren – Presioni i zyrtarëve të Turqisë në drejtim të Kosovës për arrestimin e pjesëtarëve të Lëvizjes së Gulenit ka dhënë rezultatet e para. Kjo për shkak se Policia e Kosovës e ka arrestuar në Prizren Ugur Toksoy, i akuzuar nga Turqia se është pjesë e grusht shtetit në Turqi.
Arrestimi ka ndodhur në Prizren, një qytet dashamirës ndaj Erdoganit.
Gazeta Express merr vesh se pushteti i Erdoganit e akuzon shtetasin tuk, që jeton në Kosovë, se është pjesë e Lëvizjes Gulen.
“Në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
I arrestuari Toksoy ka punuar si edukator në Fondacionin Atmosfera. I njëjti person nuk ka vizituar Turqinë në dy vitet e fundit.
Por, nuk është vetëm Toksoy që po kërkohet të depërtohet nga Kosova në Turqi. Një prokuror turk ka deponuar në Kosovë disa emra që duhet të arrestohen.
“Prokurori i lartë publik nga Turqia, i quajtur Mehmet Akarca, ka kërkuar nga autoritetet në Kosovë për deportimin e disa emrave, të cilët njihen se janë të lidhur me Lëvizjen Gylen”.
Etiketa: Aktuale, Arrestim, Erdoğan, gulenistet, Prizren