U hap panairi i veshjeve tradicionale shqiptare në Prizren


E shtunë, 16 Maj 2015

Në Prizren është hapur panairi i veshjeve kombëtare tradicionale të trojeve shqiptare dhe artizanateve, në të cilin po marrin pjesë edhe përfaqësues nga Shqipëria, Mali i Zi dhe vise tjera shqiptare.

lidhja

Prizren – Ky panair, që është hapur dje në sheshin e Lidhjes mbahet nën patronatin e Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik. Në ceremoninë e hapjes mori pjesë edhe kryetari, Ramadan Muja, i cili ndër tjera vlerësoi rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë tradicionale të veshjeve dhe artizanteve, prej të cilave do të mësojnë brezat e ardhshëm.

Drejtori i turizmit në Prizren, Mensur Bytyçi, tha se panairi tradicional që po mbahet për të tretën herë më radhë, i jep shpirt turizmit dhe kulturës së qytetit historik, në ruajtjen e vlerave tradicionale që posedon.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet kulturor, që pritet t’i japë jehonë edhe zhvillimit të turizmit në këtë pjesë të vendit janë përfaqësues nga Saranda, Shkodra, Ulqini dhe lokalitete tjera nga hapësirat mbarëshqiptare.Me këtë rast, kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, tha se kjo ngjarje përveç që bashkon vlerat tradicionale mbarëshqiptare, mundëson edhe shkëmbimin e përvojave në zhvillimin e turizmit dhe ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë sonë të pasur kulturore.

Leave a Reply

Të fundit