E enjte, 21 Korrik 2022
Në ambientet e FFK-së është hedhur shorti për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Edhe edicioni i ri do t’i ketë 10 skuadra pjesëmarrëse, ku Ballkanit, Dritës, Gjilanit, Llapit, Prishtinës, Drenicës, Dukagjinit dhe Malishevës i janë bashkuar nga Liga e Parë, Ferizaj e Trepça ’89.
Tanimë 10 skuadrat pjesëmarrëse në elitën e futbollit kosovar kanë mësuar edhe kundërshtarët nga xhiro e parë deri në të fundit.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Ballkani e nis mbrojtjen e titullit përballë Malishevës në udhëtim.
Nënkampioni Drita luan në udhëtim te skuadra e rikthyer në Superligë, Trepça ’89.
Interesant pritet të jetë dueli mes Drenicës dhe Llapit, derisa Prishtina luan në udhëtim te Dukagjini.
Gjilani xhiron e parë e pret ekipin e rikthyer në elitë Ferizajn.
Xhiro e parë e stinorit të ri në Superligën e Kosovës në futboll:
Gjilani – Ferizaj
Malisheva – Ballkani
Drenica – Llapi
Trepça ‘89 – Drita
Dukagjini – Prishtina