E hënë, 25 Korrik 2022
Gara u organizua nga klubi i kërcimit “Bridge Divers” në bashkëpunim me Komunën e Gjakovës ndërsa e ndoqën qindra njerëz.
Në garën e cila organizohet tradicionalisht për të 71-tën herë në urën e ndërtuar në shekullin e 18-të, e cila është rindërtuar pasi është shkatërruar plotësisht në Luftë e Parë Botërore”, mbi 20 sportistë kosovarë kërcyen nga lartësia prej 22 metrash në lumin Drini i Bardhë.
Shkëlzen Goqi u bë i pari në stilin dallëndyshe të kërcimit nga ura ndërsa Nasib Krasniqi i dyti dhe Bledar Morina i treti.
Etiketa: Ura e Fshejt