U mbajt mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi


E enjte, 24 Tetor 2019

PRIZREN – Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, e kryesuar nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Pas shqyrtimit dhe miratimit të rendit të ditës dhe të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, u raportua nga ana e përfaqësuesve të Policisë së Kosovës rreth gjendjes së sigurisë së përgjithshme, si dhe u diskutua për gjendjen e sigurisë në arsim në Komunën e Prizrenit.

Në fund, nga anëtarët e Këshillit u dhanë propozime dhe rekomandime tek organet përgjegjëse për të shqyrtuar raste të ndryshme si trajtimin e qenve endacakë, ngordhjen e kafshëve pranë lumit Drin, sigurinë në shkolla, kamerat e sigurisë, lirimin e trotuareve, antenat e telefonisë mobile, pengesat në rrugë etj.

Etiketa: ,
Të fundit