U përlesh ashpër me Macronin, shefi i forcave të armatosura franceze jep dorëheqje

Gjenerali Pierre de Villiers tha në një deklaratë se ai nuk mund të “garantojë qëndrueshmërinë e modelit aktual të ushtrisë” i cili sipas tij është i nevojshëm për të siguruar mbrojtjen e Francës.

Javën e shkuar qeveria franceze njoftoi shkurtime të mëdha për të ulur deficitin buxhetor.

 Macron deklaroi se nuk do të toleronte asnjë mospajtimin apo kundërshtim nga ushtria.
“Nëse shefi i shtabit ushtarak është kundër diçkaje duhet të largohet”, tha Macron, i cili si president i kombit francez është komandanti i përgjithshëm i ushtrisë.

Gjenerali de Villiers u shpreh sot se presidenti Macron do mund të ballafaqohet me të për këtë çështje, vetëm duke përdorur një shpifje shumë më të fortë

Etiketa: ,

Leave a Reply