U publikua lista e futbollistëve të kombëtares së Kosovës


E mërkurë, 31 Gusht 2016

bunjaki

Prishtinë – Publikohet lista e futbollistëve të kombëtares së Kosovës, për ndeshjen e parë në Botërorin Rusia 2018, Finlandë-Kosovë.

Këtë listë e shpalli trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, ku përveç listës ku ishin grumbulluar emrat e 15 futbollistëve së sigurtë, ekzistonte edhe një listë tjetër prej 10 futbollistëve për të cilët është dërguar kërkesa në FIFA.

Në listën e parë dhe të sigurtë të futbollistëve bëjnë pjesë: Granit Kolshi, Flamur Neziri, Fanol Përdedaj, Leart Paqarada, Avni Pepa, Alban Pnishi, Bajram Jashanica, Ardian Ismajli, Benjamin Kololli, Eroll Zejnullahu, Hekuran Kryeziu, Bernard Berisha, Besar Halimi, Bersant Celina dhe Valmir Sulejmani.

Kurse në listën e dytë, për të cilët ende janë në pritje të përgjigjes nga FIFA marrin pjesë: Samir Ujkani, Amir Rrahmani, Enis Alushi, Milot Rashica, Albert Bunjaku, Valon Berisha, Sinan Bytyqi, si dhe 3 lojtarë të cilët luajnë në Super Ligën e Turqisë, si Alban Meha, Vedat Muriqi, dhe Herolind Shala.

Pas vendimit të marrë nga FIFA në maj të këtij viti ishte konfirmuar pranimi i Kosovës si anëtare e 210-të të FIFA-s.

Të fundit