E mërkurë, 25 Mars 2020
PRISHTINË – Pas një debati të gjatë dhe me tensione, Kuvendi i Kosovës ka miratuar mocionin e ngritur nga Lidhja Demokratike e Kosovës për rrëzimin e ‘Qeverisë Kurti’.
Për rrëzimin e qeverisë kanë votuar 82 deputetë, nga 117 sa ishin në prezent në sallë, ndërsa kundër votuan 36 deputetë dhe një prej tyre abstenoi.
Tre deputet nga LDK nuk e votuan mocionin e mosbesimit.
Ndërkaq, kjo nuk është hera e parë që Kuvendi i Kosovës rrezon qeverinë nëpërmjet mocionit të mosbesimit.
Rast i ngjashëm ka ndodhur në vitin 2010, kur vetë PDK kishte prishur koalicionin që vet e drejtonte, po ashtu dhe në vitin 2017, ishte rrëzuar ‘Qeveria Mustafa’.
Kriza qeveritare mes LVV-LDK-së erdhi në kohën kur e gjithë bota përfshirë edhe Kosova, po ballafaqohet me luftën kundër coronavirusit të ri.
Etiketa: Aktuale, Albin Kurti, Kosovë, Mocioni, Qeveria, Qeveria Kurti