Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Udhëtimi ‘horror’ në nëntokën e pasur të Bulqizës

Prizren Post | 00:52 - 14.10.2016

Isa MYZYRAJ

Isa MYZYRAJ

Kisha dëgjuar versione nga më të ndryshme për Bulqizën, konkretisht për minierat e kromit që ndodhen në këtë qytet të vogël të Shqipërisë.

Kisha dëgjuar histori nga më rrënqethëse për ngjarjet e papublikuara aty, se si të rinj kanë lënë shkollën, dhe për të siguruar të ardhura për familjen e tyre kanë punuar në miniera disa kilometra nën tokë, sesi disa nga këta të rinj fatkeqësisht kanë humbur jetën aty në mënyrën më poshtëruese dhe të tmerrshmë. Poshtëruese sepse, janë shfytëzuar, kanë punuar jashtë çdo kushti normal dhe të tmerrshëm, sepse pasi kanë vdekur përtejse askush nuk e ka hapu gojën, në sytë e pronarëve kanë qënë thjesht numra.

Ndoshta kishte ardhur koha të njihesha më afër me realitetin atje.
Ora shënonte 6:30 unë isha ulur me mikun tim në një lokal në qytetin e vogël të minatorëvë. Ai ishte puntor në njërën nga galeritë e “Zonës D”, zonjë kjo që në bazë të atyre që kisha dëgjuar ishte në shumicën e rasteve zona që ndante jetën dhe vdekjen, jetën e bukur të pronarëve të mykur në luks, dhe realitetin e egër dhe të pamëshirshëm të minatorëve.

Gjatë bisedës me mikun tim, dhe gjatë historive rrënqethëse që më tregonte disa herë mendoja nëse duhet të merrja rrezikun dhe të futesha ta shikoja me sytë e mi çfarë po ndodhte aty, apo të mos nihesha kurrë me atë realitet dhe historitë e lexuara deri më tani për minerat e Bulqizës do ngeleshin thjesht rrëfime të papërjetuara kurrënga unë, por kisha udhëtuar rreth 3 orë e gjysmë nga bukuria e propaganduar e kryeqytetit për në Bulqizë vetëm e vetëm që të përjetoja ditën që dukej se fundi nuk do i vinte kurrë.

U ngritëm me mikun tim, për t’u drejtuar tek furgoni i transportit të punëtorëve, për tu nisur në një rrugë të pashtruar, që më shumë më ngjante si e improvizuar, që ishte krijuar enkas për të shkuar drejt vdekjes, e për t’i shkundur mirë zorrët me gropat dhe infrastrukturën inekzistente.

45 minutat e ngjitjes drejt minierës ishin 45 minutat e heshtjes, që të ngjanin si rruga drejt një funerali, heshtja kishte disa arsye, disa ishin të lodhur, disa më të rinj në moshë ishin të përgjumur e disa të tjerë shikonin rrugën pas duke shpresuar që në darkë do ktheheshin përsëri, dhe fati të mos tregohej siç ishte treguar disa herë më kolegët e tyre.

Pas asaj rrugë rraskapitëse, mbërrijmë tek “dhomat e zhveshjes” dhjetra punëtor hiqnin rrobat e tyre, dhe vishni rrobat e punës, rroba këto të lagura të bëra qull, sepse akoma nuk ishin tharë nga e djeshmja. Gjithsesi trupi i tyre thithte lagështinë e rrobave, nën britmat e ‘shefit’ përgjegjësit, që duhet të nxitojmë sepse kemi normën për të bërë. Ai nuk interesohej, për lodhjen e tyre, për pagjumësinë e tyre apo për ndonjë sëmundje të tyre, ai interesohej vetëm për diçka, për normën që duhej mbaruar sa më shpejt.

Tanimë ka ardhur koha që të nisim udhëtimin tonë për në nëntokë, sapo hedh hapin brenda një tuneli të errët që duket sikur nuk ka fund, këmbët të ngrijnë së ftohti nga temparatuat e akullta dhe nga flladi pothuajse i acartë që vjen nga fundi i galerisë. Punëtorët e paisur vetëm me kasketë mbrojtëse në kokë ecin të heshtur, unë ecja i frikësuar. Udhëtimi në këmbë ishte jo fort i shkurtër, por kur arritëm në fund e pyeta mikun tim me gjysmë zëri “sa kemi ecur”, “5 km” mu përgjigj ai.

Pasi udhëtimi në këmbë drejt kishte përfunduar, ne u kthyem djathtas rreth 1 Km, dhe rruga prej 1 Km ishte me baltë që të nxirrte djersët sepse këmba futej thellë në baltë, dhe tërheqja sipër ishte mjaft e vështirë sepse balta ishte shumë e rëndë.

Pas disa minuatsh miku im më thotë, më rri pas dhe afër, në momëntin që ai po thoshte këto fjalë, shikova tek ngjitej në një tub metalik duke u zvarritur, dhe më thotë “Eja sipër”, unë shtanga dhe thash “ më mirë po ngjitem me shkallë” ai me një buzëqeshje të lehtë më tha “mos do edhe ashensor zotëria jote” e kuptova që nuk kisha zgjidhje tjetër por të sforcohem dhe të gjitem rreth 70 metra, dhe gjatë ngjitjes më vinte në mendje vetëm Tarzani dhe stilet e tij svarritëse nëpër pemët e larta.

Ecëm drejtë, pastaj përsëri u ngjitëm sipër, pastaj drejtë dhe pastaj në disa shkallë të drurit që nga momenti në moment priteshin të thyheshin.
U ulëm për të ngënë buk, shtruam “tavolinën” nxorëm bukën nga qanta, dhe nën pikat e ftohta të ujit që pikte nga galeria filluam duke ngrënë.

U ngritëm dhe miku im së bashku me minatorët e tjerë mbanin diçka në dorë, që mesa kuptova çuhej “Martel”, me këtë mjet ata po bënin disa vrima në galeri që mund të ishin deri në 2 metra, pastaj nxorën dhe mbushën këto bira me dinamit, për të lënë fitilin që pataj ta ndiznin, u fshehëm në një cep të galerisë dhe njëri nga to ndezi fitilin. Ishte ndoshta momenti ku mua rrahjet e zemrës për pak sa nuk më ndaluan, ula kokën dhe mbylla veshët dhe prita që i gjithë mali të na binte mbi kokë. Dukej se fati ishte me ne, u ngritëm dhe puna për ata sapo kishte filluar.

Minatorët mbushnin karroca me krom për t’i shkarkuar tek vrima që ne u ngjitëm ne tub, ne ndodheshim në “nënkatin e 8-të” kjo procedurë ngarkim-shkarkim karrocash vijonte për 8 nënkate për të përfunduar tek vagoni që mbushej me 2.5 ton krom e për tu shtyrë nga minatorët për plot 5 kilometra.

Përsëri vijonte i njëjti proces pune, nën frikën e shembjes së momentit të galerisë, derisa të plotësonin normën e 10 vagonave me 2.5 ton krom, pra 25 ton, që do të shitej nga pronarët që mesa dukej as që kishin hyrë ndonjëherë në atë galeri të vdekjes.

Ora tanimë shënonte 14:00 dhe po bëheshim gati të niseshim për jashtë galerisë aty ku pasi dolëm na pritën buzëqeshjet e mintorëve ku disa buzëqeshje ishin teje emocionuese, sepse ishin buzëqeshje jete, dhe ishin buzëqeshje 17-vjeçarësh që fati e ka shkruar të jetojnë edhe një ditë më shumë.

Në orën 15:00 u mblodhëm të gjithë dhe hipëm në po të njëjtin furgon, ku tanimë nuk kishte heshje, por lodhje e rraskapitje nga brenda por që si fasadë kishin gëzimin që shpëtuan edhe sot nga vdekja e që do në fund të muajt do të llogariteshin plus 2000 lek më shumë.

*Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e Prizren Post.


Arivisti Company