Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Uellsi shkatërron Rusinë

Prizren Post | 03:54 - 21.06.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Përfaqësuesja e Uellsit ka fituar ndaj Rusisë me rezultat 0-3.

Uellsianët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit dhe kjo ishte një fitore e merituar për përfaqësuesen e drejtuar nga Chris Coleman.

Goli i parë erdhi nga Aaron Ramsey në minutën e 11-të, e gjitha kjo pas një asistimi të bukur nga Joe Allen.

Pas një sulmi të bukur në minutën e 20-të takimit, uellsianët shënuan sërish kundër Rusisë me anë të Neil Taylor dhe me rezultatin 0-2 përfundoi pjesa e parë.

Ndërsa goli i vetëm në pjesën e dytë erdhi në minutën e 69-të nga Gareth Bale, i cili shënoi pas një asistimi të bukur nga Aaron Ramsey.

Pas kësaj fitore Uellsi e përfundon Grupin B në vendin e parë me gjashtë pikë, një më shumë se Anglia dhe dy se Sllovakia. Ndërsa pas kësaj humbje rusët eliminohen.


Arivisti Company