E premte, 20 Qershor 2014
“Me vendim të Gjykatës së Apelit në Prishtinë më në fund, pas 4 muajve është liruar nga paraburgimi i padrejtë Ukë Rugova, djali i Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.
Atë është duke u hetuar në një rast penal i cili në raport me të ka ma tepër të bëjë me çështje të teorisë juridike, se sa të veprimeve të tij faktike. Hetimi penal ndaj tij është shfrytëzuar nga policia e EULEX’it të hyjë pa të drejt në rezidencën e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”, ka thënë Tomë Gashi, avokat i Izet Beqirit, i dyshuar në çështjen penale të Ukë Rugovës.
Etiketa: uke rugova