Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Ukraina, bllokadë e kontroll ndihmave humanitare

Prizren Post | 15:46 - 13.08.2014

Një autokolonë kamionësh rusë, që mbanin tonelata të tëra ndihmash humanitare, u nisën gjatë së martës drejt Lindjes së Ukrainës, ku forcat qeveritare janë duke u afruar gjithnjë e më shumë ndaj rebelëve pro-rusë, por Kievi ka bërë të ditur se nuk do të lejojë mjetet të hyjnë në territorin e tij.

Kievi dhe qeveritë e Perëndimit kanë paralajmëruar Moskën kundër çdo përpjekjeje për ta kthyer këtë operacion humanitar vjedhurazi në një ndërhyrje ushtarake, në një rajon i cili përballet me krizë humanitare pas 4 muaj luftimesh.

“Kjo ngarkesë do të shkarkohet nga autokolona ruse dhe do të ngarkohet në mjete të tjera transporti në kufi, nga Kryqi i Kuq”, tha ndihmësi i Presidentit ukrainas, Valery Chaly, për gazetarët.

“Ne nuk do të lejojmë ndonjë eskortë të Ministrisë ruse të Emergjencave, apo të ushtrisë së tyre, të hyjë në territorin ukrainas. Çdo gjë do të jetë nën kontrollin e palës ukrainase”, tha ai të Ministrisë ruse të Emergjencave, apo të ushtrisë së tyre, të hyjë në territorin ukrainas. Çdo gjë do të jetë nën kontrollin e palës ukrainase”, tha ai.

Rusia tha se do të transferonte ndihmat nën kujdesin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, por nuk bëri asnjë referencë në lidhje me kërkesën për shkarkim-ngarkimin e ndihmave. Bashkimi Europian tha se ndihmat duhen verifikuar fillimisht.

“Në këtë rast, nuk duhet ndjekur asnjë objektiv politik apo i çfarëdo fushe tjetër”, tha komisionerja e BE-së për ndihma humanitare, Kristalina Georgieva, në një konferencë për shtyp. “Përmbajtja e ndihmave humanitare duhet të jetë ekzaktësisht ndihmë humanitare, dhe nuk duhet të merret në vlerë nominale”.

Mediat ruse thanë se kolona prej 280 mjetesh u nis nga Moska e asaj do t’i duhen të paktën 2 ditë për të përfunduar udhëtimin prej 1000 km drejt rajoneve lindore të Ukrainës, ku luftëtarët rebelë synojnë bashkimin me Rusinë.


Bëni një koment