E premte, 20 Qershor 2025
Forcat ruse nisën sulm në shkallë të gjerë me dronë në qytetin portual jugor të Odesës, duke plagosur 11 persona, tha Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës, transmeton Anadolu.
Midis të plagosurve ishin tre zjarrfikës të lënduar nga shembja e pjesëve të një ndërtese derisa po reagonin ndaj pasojave të sulmeve.
Disa banorë u shpëtuan nga ndërtesat që po digjeshin dhe afërsisht 600 të tjerë u evakuuan, thanë zyrtarët.
Ekipet e emergjencës ngritën një pikë ndihme për të ofruar kujdes mjekësor dhe mbështetje psikologjike për të prekurit nga sulmi.