Unë votoj për Albin KURTI Personi i vitit 2013 nga bota shqiptare!


E hënë, 16 Dhjetor 2013

Unë votoj për Albin KURTI Personi i vitit 2013 nga bota shqiptare!

  • Jo (60%, 125 Vota)
  • Po (40%, 84 Vota)

Numri i votuesve: 209

Loading ... Loading ...

Albin Kurti veprimtar aktiv politik për çështjen kombëtare dhe demokratizimin e ndërgjegjes shqiptare.Në rezistencë kundër Milosheviçit në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviçit.

Me fillin e luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës. Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001. Më 23 prill 2003 Albini diplomoi në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit në Universitetit e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile.

Më 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën Jo negociata, vetëvendosje, që solli në transformimin e KAN-it në Lëvizjen Vetëvendosje! Për momentin është deputet në Parlamentin e Kosovës.

Etiketa: ,
Të fundit