Unë votoj për Albin KURTI | Personi i vitit 2015 nga bota shqiptare!


E mërkurë, 23 Dhjetor 2015

Unë votoj për Albin KURTI | Personi i vitit 2015 nga bota shqiptare!

  • Jo (58%, 644 Vota)
  • Po (42%, 475 Vota)

Numri i votuesve: 1 119

Loading ... Loading ...

Albin Kurti - Deputet në Parlamentin e Kosovës

Albin Kurti veprimtar aktiv politik për çeshtjen kombëtare dhe demokratizimin e ndërgjegjes shqiptare.

Albin Kurti lindi më 24 mars 1975 në Prishtinë. Mbas arsimimit baze (1981 deri 1989) dhe me tej atij te mesem (1989 deri me 1993) in Prishtine vazhdon studimet. Në rezistencë kundër Milosheviqit në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare.

Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të Protestave Paqësore dhe të pa dhunshme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Milosheviqit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviqit.

Me fillin e luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës. Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe. Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës duke thënë: “Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë. Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviqit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim”[citim i duhur]. Kur u dënua, ai tha: “Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja sërish njësoj.” Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001. Më 23 prill 2003 Albini diplomoi në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit në Universitetit e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile.

Momentalish është i dënuar me burgim shtëpiak për shkak të dhunës dhe hedhjes së gazit lotësjellës në Parlamentin e Kosovës.

Të fundit