Unë votoj për Edi RAMA | Personi i vitit 2015 nga bota shqiptare!


E mërkurë, 23 Dhjetor 2015

Unë votoj për Edi RAMA | Personi i vitit 2015 nga bota shqiptare!

  • Jo (61%, 634 Vota)
  • Po (39%, 411 Vota)

Numri i votuesve: 1 045

Loading ... Loading ...

Edi Rama - Kryeministër i Republikës së Shqipërisë

Edi Rama u lind në Tiranë më 4 korrik 1964. Ai ka pasur një karrierë të larmishme dhe të suksesshme si artist, publicist, profesor në Akademinë e Arteve, lojtar basketbolli i ekipit kombëtar dhe, së fundi, si politikan. Aktualisht, Edi Rama është kryetar i Partisë Socialiste. Edi Rama u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Tiranës për tri mandate rrjesht prej vitit 2000 deri në 2011.

Ai ka shërbyer po ashtu si anëtar bordi i Fondacionit për një Shoqëri të Hapur në Shqipëri (Soros), si Kryetar i Shoqatës Shqiptare të Kryebashkiakëve dhe Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Edi Rama është i martuar me Linda Ramën, një profesore e mirënjohur ekonomie dhe aktiviste e shoqërisë civile. Ata kanë një djalë dhe një vajzë. Përfshirja e Edi Ramës në jetën publike shqiptare filloi gjatë lëvizjes demokratike e cila rrëzoi regjimin komunist në Shqipëri. Edi Rama ishte një nga zërat më të spikatur intelektualë të lëvizjes për një Shqipëri të lirë dhe një udhëheqës i njohur i lëvizjes anti-regjim në Akademinë e Arteve. Ai nuk e vazhdoi karrierën politike në atë kohë por u bë një nga kundërshtarët më të ashpër të prirjeve autoritare që shfaqi qeveria e parë post-Komuniste e Shqipërisë.

Në 1998 Edi Rama u bë Ministër i Kulturës pas ftesës së qeverisë socialiste. Në këtë post, Edi Rama tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar dhe fitoi mbështetjen e tij me mënyrën kreative dhe efiksase që promovoi kulturën dhe artin në Shqipëri. Në tetor të vitit 2000 Edi Rama kandidoi për Bashkinë e Tiranës si një kandidat i pavarur, por me mbështetjen e Partisë Socialiste dhe shënoi një fitore të thellë. Në këtë post, Edi Rama ndërmori një fushatë rigjenerimi të kryeqytetit duke pastruar shumë zona në qendër të Tiranës dhe përgjatë Lumit të Lanës nga ndërtesat ilegale dhe kioskat që kishin zënë praktikisht të gjitha parqet dhe hapësirat publike të kryeqytetit. Projekti i tij për t’i dhënë ngjyrë Tiranës duke ngjyrosur fasadat e ndërtesave të vjetra të stilit komunist dhe shtimi i hapësirave të gjelbra dhe parqeve u vlerësuar edhe ndërkombëtarisht dhe e kthyen Edi Ramën në një figurë të respektuar në fushën e administrimit dhe transformimit të qyteteve. Ai u vlerësua me çmimin World Mayor Award në vitin 2004, me çmimin European Hero Award, të revistës TIME dhe me një numër çmimesh të tjera për punën e tij. Përkrah aktiviteteve të tij politike Edi Rama vazhdon të organizojë eskpozita arti në Shqipëri dhe jashtë saj. Libri i tij i fundit, “Kurban” u kthye në një bestseller në vitin 2011. Në tetor 2005 Edi Rama u zgjodh Kryetar i Partisë Socialiste Shqiptare dhe ndërmori një proces reformimi dhe demokratizimi të partisë duke futur në jetën partiake parimin një anëtar një votë dhe konkurimin mes kandidatëve për kryetar sipas modelit amerikan të primaries. Pjesëmarrja e grave në jetën e partisë u rrit shpejt pas vendosjes së kuotave të detyrueshme gjinore në të gjitha nivelet e strukturës partiake. Nën drejtimin e tij Partia Socialiste luajti një rol vendimtar në reformat e anëtarësimit në NATO dhe është kthyer në një aktor kyç në përpjekjet për të avancuar integrimin në Bashkimin Europian. Në vitin 2009, pas zgjedhjeve të përgjithshme në të cilat Partia Socialiste mori numrin më të madh të votave por iu mohua fitorja si pasojë e manipulimeve të pushtetit, Partia Socialiste dhe Edi Rama udhëhoqën përpjekjet për transparencë të zgjedhjeve dhe konsolidimin e standardeve demokratike në vend.