E enjte, 11 Dhjetor 2014
Unë votoj për Lorik CANA | Personi i vitit 2014 nga bota shqiptare!
- Jo (38%, 289 Vota)
- Po (62%, 478 Vota)
Numri i votuesve: 767

Lorik Agim Cana ka lindur më 27 Korrik 1983, është një futbollistë shqiptar i cili luan me klubin italian Lazio në Serie A dhe me kombëtaren shqiptare si qëndër mbrojtës. Ai e filloi karrierën e tij duke luajtur si Mesfushor mbrojtës.
Në vitin 1997, ai bashkua me skuadrën lokale të Dardania Lausanne, një skuadrër amatore e formuar nga komuniteti shqiptar i Lozanës, që si trajnerë kishte babain e Lorikut. Ai luajti te Dardania deri në vitin 2000, ku më pas firmosi me klubin francez të Paris Saint-Germain.
Në fillim të sezonit 2005-06, Paris Saint-Germain ndryshoi trajner dhe kjo gjë nuk ishte në avantazh të Canës. Kjo gjë bëri që ai të transferohej në jug të Francës, për tu bashkuar me klubin më të suksesshëm në historinë franceze, Marseille. Cana u largua nga klubi për të transferuar tek klubi i Premier League, Sunderland në Gusht 2009. Duke luajtur për Marseillen, Cana kishte realizuar ëndërrën e tij të fëmirisë. Ndërkohë, gjatë katër viteve tek Marseille, ai dështoi të fitonte ndonjë trofe.
Më 24 Korrik 2009, Cana u bashkua me Sunderland duke firmosur një kontratë katër vjeçare me një pagë pesë Milion £. Ai u emërua si kapiten i skuadrës për sezonin 2009–10 më 3 Shtator. Në fund të sezonit 2009–10, ai ishte një nga lojtarët kyç për Sunderlandin. Ai u bë lojtari i parë shqiptarë që luan në Premier League.
Më 8 Korrik 2010, Cana u bashkua me klubin turk Galatasaray për një shumë prej 4.5 Milion €. Ai firmsoi një kontratë katër vjeçare me një pagë dy Milion € në sezon + bonuset bazuar në paraqitjet e tij gjatë sezonit. Qëndrimi i tij tek Galatasaray u pengua nga një dëmtim pas mesit të sezonit. Cana dështoi të tregonte vetën dhe të linte gjurmë në Turqi, por gjithsesi ai ishte i preferuari i tifozëve për shkak të elasticitetit të tij në fushë.
Më 3 Korrik 2011, Cana firmosi me klubin italian Lazio. Për Canën, Lazio pagoi 6.75 milion €.
Ai shënoi Golin e parë me Lazion më 10 Dhjetor 2011 në fitoren 3–2 kundër Lecces.
Më 23 Shkurt 2013, Cana ishte zgjedhur nga UEFA në formacionin më të mirë të javës pas performancës së tij në raundin e 16 të 2012–13 UEFA Europa League, ku Lazio mposhti gjermanët e Borussia Mönchengladbach; ai ishte vendosur si qëndër mbrojtës. Gjatë pjesës së dytë të sezonit 2012–13, ai i luajti të gjitha ndeshjet si titullar. Ai e përfundoi sezonin 2012–13 duke luajtur 24 ndeshje në ligë, 5 ndeshje në Coppa Italia dhe 9 ndeshje në Europa League.
Cana kishte të drejtë të luante me tre kombëtare (Zvicra, Shqipëria & Franca), pasi i kishte të tre pasaportat. Cana ka qënë pjestar i Kombëtares Shqiptare që nga viti 2003, pasi u thirr nga Federata Shqiptare e Futbollit. Ai e pranoi thirrjen dhe bëri debutimin e tij me kombëtaren më 11 Qershor, që në moshën 19 vjeçare.