Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Unë votoj për Majlinda KELMENDI | Personi i vitit 2016 nga bota shqiptare!

Prizren Post | 05:49 - 25.12.2016

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Unë votoj për Majlinda KELMENDI | Personi i vitit 2016 nga bota shqiptare!

  • Jo (3%, 21 Vota)
  • Po (97%, 590 Vota)

Numri i votuesve: 611

Loading ... Loading ...

Majlinda Kelmendi ka lindur më 9 maj 1991, është xhudiste shqiptare nga Peja, Kosovë. Në vitin 2013, Majlinda qëndronte në vendin e parë në renditjen ndërkombëtare nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos për kategorinë −52 kg.

Në vitin 2014, Majlinda u shpall xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë nga presidenti i FNXH, Marius Vizer. Më 24 dhjetor 2014, ajo u dekorua nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga me titullin “Medalja Presidenciale e Meritave”.

E lindur në Pejë , në Republikën e Kosovës, Kelmendi filloi të praktikonte artin e xhudo në vitin 1999, në qytetin e saj. Trajneri i saj aktual është Driton Kuka. Në vitin 2009, Kelmendi fitoi medaljen e artë në Kampionatin Botëror për të rinj në Paris, Francë. Në vitin 2010, ajo arriti vendin e 5-të në Kampionatin Botëror për të Rinj në Marok dhe përfundoi e 9-a në kategorinë 52 kg në World Judo 2010 Championships në Tokio, Japoni.

Në Kampionatin Botëror të Judo 2013, Kelmendi i dha Kosovës titullin e parë botëror ne judo kur ajo mundi kandidaten e Brazilit Erika Miranda në ndeshjen e -52 kg për medaljen e artë në Rio de Janeiro. 22 Vjecarja – Kosovarja e parë lojtare e judos që fiton një medalje në një kampjonat që prej Daklaratës së Pavarësisë së Kosovës në 2008-ën – nuk ishte një fitore e papritur pasi Kelmendi erdhi në Rio de Janeiro e renditur si numri një në kategorin e saj pasi kishte fituar eventin prestigjioz të Masterave. Kelmendi ruajti titullin botëror në 2014-ën. Ajo humbi vetëm dy herë në 2013-ën dhe kishte arritur ti mundte të gjithë në përballjet e tjera. Ajo nuk arritit ta mbronte titullin e saj vitin pasardhës për shkak të një lëndimi.

Në Lojërat Olimpike 2016 ajo mori medalen e artë në xhudo.


Arivisti Company