Unë votoj për Mërgim MAVRAJ | Personi i vitit 2016 nga bota shqiptare!


E diel, 25 Dhjetor 2016

Unë votoj për Mërgim MAVRAJ | Personi i vitit 2016 nga bota shqiptare!

  • Jo (9%, 73 Vota)
  • Po (91%, 749 Vota)

Numri i votuesve: 822

Loading ... Loading ...

Mërgim Mavraj ka lindur më 9 Qershor 1986 në Hanau, është një futbollist shqiptar i cili luan me klubin gjerman Köln në Bundesligë dhe me kombëtaren shqiptare si qëndër mbrojtës.

Mavraj është një gjëndje për të luajtur me kombëtaren shqiptare për shkak se prindërit e tij ishin Shqiptarë etnik nga Kosova. Ai filloi aplikimin për shtetësinë shqiptare në Shtator 2006 sëbashku me sulmuesin Besart Berisha, pas rekomandimit të Hans-Peter Briegel përpara se të largohej nga roli i tij si trajneri i kombëtares. Mavraj u përfshi për herë të parë me kombëtaren shqiptare në vitin 2006 kur ai ishte 19 vjeç nga një grumbullim i talentëve të rinjë nga FSHF-ja dhe trajneri i kombëtares Otto Barić, i cili e vlersoi atë dhe e pyeti për t’i dhënë pasaportën shqiptare. Mavraj më pas u thirr nga kombëtarja shqiptare U–21 por ai refuzoi sepse dëshironte të luante direkt me kombëtaren e parë, duke u ndjerë i nënvlerësuar nga FSHF-ja.

FSHF i dha Mavrajt një mundësi për të luajtur futboll ndërkombëtarë me skuadrën e parë të Shqipërisë pasi trajneri i kombëtares Josip Kuže e thirri atë për një ndeshje miqësore në Tiranë kundër Irlandës së Veriut më 3 Mars 2010. Kjo ishte thirrja e parë për të, të cilën ai e pranoi. Megjithatë, vetëm një ditë para takimit me shokët dhe stafin drejtues për t’u bërë gati për ndeshjen, Mavraj u tërhoq dhe nuk u shfaq, më shumë për mospëlqimin e FSHF-së dhe tifozave shqiptar, të cilët e quanin atë tradhtar për shkak se e kishte refuzuar kombëtaren dy herë. Vetëm Mavraj kundërshtoi se kishte refuzuar kombëtaren shqiptare, duke thënë se ai kishte nevojë për më shumë kohë për të vendosur të ardhmen e tij ndërkombëtare, por FSHF deklaroi se Mavraj nuk do t’i lejoheshe kurrë për të luajtur me kombëtaren shqiptare në të ardhmen.

Ndryshimi i papritur i mendjes erdhi nga një telefonatë për thirrjen e tij nga Matthias Sammer, i cili ishte drejtori teknik i Federatës Gjermane së Futbollit në atë kohë. Sammer i tregoi Mavrajt se ai mund të kishte një të ardhme në kombëtaren gjermane dhe se ai mund të ishte një konsidereta për kombëtaren gjermane në Kupën e Botës 2010. Megjithatë, pas vështirësive të klubit të tij VfL Bochum dhe rënjes në 2. Bundesliga në fund të sezonit 2009–10, bëri që ëndërra e Mavraj për të luajtur me Gjermaninë të bëhej e pavërtetë.

Pas performancave të tij të mira me klubin e ri Greuther Fürth, ai tërhoqi vëmëndjen e FSHF-së për të tretën herë, por këtë herë më shumë pasi Shqipëria kishte nevojë për një mbrojtës me kualitet. Pavarësisht se e bëri të qartë se Mavraj nuk do të luante kurrë me Shqipërinë, FSHF-ja i hapi dyert mbrojtësit edhe një herë. Ai deklaroi publikishte se do të ishte i gatshëm për thirrjen nga trajneri i kombëtares Gianni De Biasi për ndeshjet miqësore kundër Katarit dhe Iranit.

Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren shqiptare kundër Katarit më 22 Maj 2012 në Campo de Fútbol de Vallecas të Madridit, duke kontribuar në fitoren 2–1.

Të fundit