Unë votoj për Mimi KODHELI | Personi i vitit 2015 nga bota shqiptare!


E mërkurë, 23 Dhjetor 2015

Unë votoj për Mimi KODHELI | Personi i vitit 2015 nga bota shqiptare!

  • Jo (62%, 342 Vota)
  • Po (38%, 211 Vota)

Numri i votuesve: 553

Loading ... Loading ...

Mimi Kodheli - Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë

Mimi Kodheli ka lindur në Tiranë, më 11 Shtator 1964.

Kodheli është Doktorante e Shkencave Ekono­mike nga Universiteti i Veronës, Itali, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, prej vitit 2007. Ka një Master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Lincoln, Nebraska, SHBA, në bashkëpun­im me Universitetin e Tiranës prej vitit 2000, si dhe është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Financë në vitin 1986.

Mimi Kodheli ka hyrë në politikë në vitin 2002, kur edhe u bë Nënkryetare e Bashkisë së Tiranës. Në vitin 2005, ajo u emërua Prefekte e Qarkut të Tiranës dhe në vitin 2009 u zgjodh Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, duke mbajtur pozicionin e Nënkryetares së Komisionit të Ekonomisë dhe Financës përgjatë gjithë legjislaturës. Që prej vitit 2007 e në vazhdim është Anëtare e Kryesisë së Partisë Socialiste.

Ajo është trajnuar në fusha të ndryshme si ato të treg­jeve ndërkombëtare dhe të letrave me vlerë, tregjet e punës dhe të investimeve, trajnim për ndërmarrjet të vogla e të mesme, ekzaminim dhe menaxhim bankar. Ajo ka marrë pjesë në një program të Departamentit Amerikan të Shtetit, të titulluar “Gratë në Politikë” si dhe atë të titulluar “Politikat e Sigurisë Kom­bëtare” nga Qendra Evropiane e Sigurisë, Marshall.

Mimi Kodheli në vitin 2013 zgjidhet Ministëre e Mbrojtjes e Shqipërisë.

Të fundit