Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Unë votoj për Mimoza KUSARI-LILA | Personi i vitit 2015 nga bota shqiptare!

Prizren Post | 17:33 - 23.12.2015

Unë votoj për Mimoza KUSARI-LILA | Personi i vitit 2015 nga bota shqiptare!

  • Jo (42%, 235 Vota)
  • Po (58%, 329 Vota)

Numri i votuesve: 564

Loading ... Loading ...

Mimoza Kusari-Lila lindi më 16 tetor 1975 ne Gjakovë dhe shërbeu si ministre e Tregtisë dhe Industrisë, aktualisht është kryetare e Komunës së Gjakovës.

Është emëruar zëvendëskryeministre dhe ministre e Tregtisë dhe Industrisë më 23 shkurt të vitit 2011dhe ka shërbyer në këtë detyrë deri më 2 tetor 2013 kur edhe ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në qeverinë e Kosovës. Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të dhjetorit të 2010, znj. Kusari – Lila ishte femra më e votuar politikane në Kosovë. Gjatë vitit 2006-2009 znj. Kusari-Lila ka shërbyer si drejtoreshë ekzekutive në Oden Ekonomike Amerikane në Kosovë (Am Cham). Mimoza Kusari-Lila ishte fituese e bursës Ron Brwon nga Departamenti i Shtetit, e cila i mundësoi asaj që të magjistrojë për Administrim biznesi (MBA) në Universitetin e Duquesne në Pittsburg, ku në 2001 u specializua në e-biznes. Gjatë kohës së këtyre studimeve, ajo ishte themeluesja dhe presidentja e parë e Asociacionit të Grave në Biznes në Universitetin Duquesne në Pittsburg. Ajo ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin Ekonomik, ku diplomoi më 1998 në sistemet e menaxhimit dhe informimit. Kusari Lila është e martuar dhe ka dy djem.


Arivisti Company