Unë votoj për Rita ORA | Personi i vitit 2015 nga bota shqiptare!


E mërkurë, 23 Dhjetor 2015

Unë votoj për Rita ORA | Personi i vitit 2015 nga bota shqiptare!

  • Jo (75%, 954 Vota)
  • Po (25%, 312 Vota)

Numri i votuesve: 1 266

Loading ... Loading ...

Rita Ora - Këngëtare

Rita Ora (e lindur Rita Sahatçiu, më 26 nëntor 1990 në Prishtinë) është këngëtare dhe aktore britanike me prejardhje shqiptare.

Në vitin 2009, ajo nënshkroi kontratën me Roc Nation. Albumi i saj “Ora” (2012) kishte shumë hite si Hot Right Now, How We Do (Party), dhe RIP. Rita Ora ka qenë e vetmja artiste ne Britaninë e Madhe qe gjate vitit 2012 ka arritur tre kënge #1 ne listat e muzikës.

Kënga e parë nga albumin e saj të dytë, “I Will Never Let You Down”, u bë e katërta ne listat hite në vitin 2014. Në 2014, Rita bashkëpunoj me Iggy Azalea, ata e bënë një këngë së bashku, “Black Widow”, i cili arriti në numrin tre në SHBA. Në 2015, Ora u bë trajner në “The Voice UK”, dhe gjyqtare në “The X Factor (UK series 12)”

Rita lindi në Prishtinë nga prindër shqiptar me origjinë nga Prishtina, Kosovë. Ajo u rrit në Londër. Në 2004 ajo u shfaq në filmin Spivs ku luajti rolin Rosanna. Në 2014, në Fast & Furious 6, dhe ne 2015 ne filmin Fifty Shades of Grey.