E premte, 28 Qershor 2013
Adrian Eduards, zëdhënës i Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), ka shprehur shqetësimet e tij lidhur me përshkallëzimin e tensioneve dhe dhunës në rajonin Rakhine të Mianmarit. Shqetësimet e tij vijnë pas incidentit të së enjtes, i cili rezultoi me plagosje të dy personave.
Eduards shtoi se disa prej të zhvendosurve u mblodhën në një postbllok ushtarak, ndërsa janë përdorur armë zjarri për të shpërndarë turmën. Kjo dhunë ndaj të zhvendosurve rezultoi në viktima dhe të plagosur .
“Stafi i UNHCR-së mbërritën në vendngjarje menjëherë për tu ndihmuar familjeve të viktimave dhe të lehtësojë kujdesin mjekësor për të plagosurit”.
Eduards gjithashtu bëri thirrje për dialog mes palëve të përfshira për të zgjidhur ankesat, dhe deklaroi se qeveria duhet të ndërtojë besimin me komunitetet dhe të promovojë pajtimin, në mënyrë që të zhvendosurit të mund të kthehen në zonat e tyre të origjinës.
Rreth 140.000 persona janë shpërngulur brenda shtetit Rakhine që prej shpërthimit të dhunës ndaj tyre në qershor të vitit 2012.
Etiketa: mianmar, Muslimanët, UNHCR