E mërkurë, 8 Janar 2020
Manchester United është duke i interesuar që të nënshkruajë me mesfushorin e Ajax, Donny van de Beek.
Djajtë e Kuq po kërkojnë transferimin e tij gjatë afatit të janarit, shkruan ESPN, transmeton Klan Kosova.
Ole Gunnar Solskjaer beson se marrëveshja mund të përmbyllet këtë muaj. Ardhja e de Beek në Old Trafford pritet t’u kushtojë atyre 50 milionë funta.
Van de Beek ka shënuar tetë gola në 26 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon.
Etiketa: Ajax, Donny van de Beek, Manchester United, Transferimet