Urdhër-arresti për ministrin serb nëse gjendet në Kosovë


E premte, 15 Prill 2016

Prishtinë – Policia e Kosovës ka tashmë një urdhër për arrestimin e Marko Gjuriçit, nëse ai gjendet në Kosovë.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi, ka marrë vendim për t’ia ndaluar për një kohë të pacaktuar hyrjen në Kosovë drejtorit të zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Selimi ka konfirmuar përmes telefonit për “Top Channel”-in se këtë vendim e ka marrë pasi zyrtari serb është futur të premten në territorin e Kosovës në mënyrë të paligjshme, pasi nuk i ishte dhënë leja nga autoritetet e Prishtinës.

Ai tha se Gjuriçi kishte kërkuar leje për hyrje në Kosovë vetëm disa orë para planifikimit të vizitës, që bie në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, e cila specifikon se serbët duhet të kërkojnë leje në Prishtinë së paku 24 orë para vizitës. Sipas Selimit, pas këtij vendimi u mbetet autoriteteve të sigurisë që të veprojnë.

Etiketa: ,
Të fundit