Ushtarët amerikanë eleminuan një bandë serbe në Kosovë


E hënë, 9 Korrik 2018

Mitrovicë – Ushtarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët janë të vendosur në mision paqeruajtës të NATO-s, kanë shkatërruar një bandë kriminale serbe, të cilët po kontrabandonin alkool në Kosovë.

Trupat amerikanë të NATO-s, janë duke ndihmuar së fundi në Kosovë në pengimin e kontrabandistëve nga Serbia, rast ky i fundit me bartje alkooli në vlerë prej 11 mijë dollarësh, njofton Klan Kosova.

Adam Kiefaber, shef i stafit të trupave amerikane në Kosovë ka treguar se si nisën dyshimet gjatë vëzhgimit të tyre në pikat kufitare administrative me Serbinë:

”Dy nga ushtarët e mi më thirrën dhe më njoftuan se kishte një furgon të bardhë dhe një kamion blu që rrinte në anën serbe të kufirit dhe atë që dukej që njerëzit ishin duke bartur mallra mes automjeteve”.

Ai ka sqaruar se pas vëzhgimeve panë se ata po ktheheshin në Kosovë ndërsa ka theksuar se ushtarët e tij e dinë se nuk duhet të jetë dikush që kalon në atë pozitë:

”Ka porta të përcaktuara që njerëzit duhet të kalojnë dhe ajo pikë nuk ishte një prej tyre”, ka shtuar komandanti Kiefaber, njofton Klan Kosova.

Grupe të tilla kriminale sipas raportimeve kanë qenë aktive prej kohësh në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë.

Sipas rrëfimit të Komandantit Kiefaber për Stripes, trupat e NATO-s, kontaktuan policinë kufitare të Kosovës, të cilët kapën makinat dhe gjetën alkool pasi kontrabanduesit po përpiqeshin të hynin në Kosovë pa paguar detyrimet doganore.

Etiketa: , ,
Të fundit