Ushtria e Kosovës shqetësuese për Vuçiqin


E hënë, 15 Tetor 2018

Beograd – Njoftimi për formimin e ushtrisë së Kosovës, nën këtë apo ndonjë emër tjetër, është diçka që shkakton shok dhe ankth, thotë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Shefi i shtetit serb ka deklaruar se me qëllim të reduktimit të tensioneve për shkak të siç ka thënë Vuçiq këtyre gjërave, ai shpreson për një lloj dialogu të vazhdueshëm midis Beogradit dhe Prishtinës.

Kësisoj ai i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se si i sheh paralajmërimet e Prishtinës se këtë javë do të vendoset për formimin e Ushtrisë së Kosovës, transmeton Klan Kosova.

Kryesia e Kuvendit ka vendosur në mbledhjen e sotme që në seancën e së enjtes të shqyrtohen në parim tri projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri.

Me këtë rast, kryekuvendari Kadri Veseli, ka thënë se ushtria do të bëhet gjatë vitit 2018.

“Ushtria e Kosovës do të kryhet brenda këtij viti. Duhet të shkojmë me mençuri dhe maturi që ta kryejmë brenda këtij muaji”, theksoi ai.

Etiketa: , , , ,
Të fundit