E mërkurë, 21 Shtator 2016
Kilis – Dëbimi i DAESH-it dhe PYD-së nga Siria mund të bëhet vetëm përmes përkrahjes së ushtrisë turke, deklaroi kreu i Ushtrisë së Lirirë Siriane (ULS), raporton Anadolu Agency (AA).
Komandanti i Divizionit të ULS-së, Taha Atrak, deklaroi se Turqia është i vetmi shtet i cili i ka ndihmuar me plotëkuptimin e fjalës.
“Pranë nesh mund të qëndrojnë vetëm ushtarët turq (kundër grupit terrorist)”, deklaroi Atrak për AA.
Duke iu referuar operacionit ushtarak “Mburoja e Eufratit” i cili nisi muajin e kaluar, Atrkat tha se lufta kundër DAESH-it ka marrë në domethënie prej kur ka filluar operacioni.
“Rreth 80 përqind të territorit që është mbajtur nën kontroll nga DAESH-i është çliruar gjatë këtij operacioni”, shtoi më tej ai.
Operacioni “Mburoja e Eufratit”, ka për qëllim të dëbojë DAESH-in nga rajoni i kufirit verior të Sirisë për çka ushtria turke mbështet forcat e ULS-së duke i përkrahur me forca speciale në teren, me tanke, artileri dhe forca ajrore.
Të hënën luftëtarët e ULS-së morën kontrollin nga DAESH-i në dy zona të banuara.
Në një deklaratë të lëshuar ditën e njëjtën, Shtabi i Përgjithshëm turk tha se Sandarah dhe rajonet kurde në qytetin Al-Rai të Sirisë, janë marrë si pjesë e operacionit “Mburoja e Eufratit”.
Në deklaratë nënvizohet se gjatë operacionit është marrë kontrolli i 900 kilometrave katrorë për të shtuar se që nga fillimi i operacionit më 24 gusht janë goditur 760 objektiva të DAESH-it.
Komandanti i ULS-së tha se avionët luftarakë amerikanë kanë pasur gjithashtu në shënjestër pozicionet e DAESH-it në rajon.
“Ushtarët amerikanë ofruar mbështetje për ne, por ne e refuzuam. Ne nuk duam mbështjen e tyre pasi ata gjithashtu mbështesin PYD-në”, tha ai.
Atrak theksoi se në kufirin siriano-turk nuk ka vend për asnjë organizatë terroriste që vepron kundër Turqisë.