Ushtria izraelite rrëmben vullnetarët e anijes “Madleen” që dërgonte ndihma për Gazën


E hënë, 9 Qershor 2025


Ushtria izraelite ndërhyri në anijen “Madleen”, e cila u nis për të dërguar ndihmë humanitare në Rripin e Gazës, në të cilën ndodheshin 12 aktivistë të të drejtave të njeriut dhe se është ndërprerë kontakti me anijen, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë në Telegram nga Koalicioni i “Flotiljes së Lirisë” u dha informacion në lidhje me situatën në anije.

“Ushtria izraelite ndërhyri në anijen ‘Madleen’. Kontakti me anijen ‘Madleen’ u ndërpre. Ushtria izraelite hipi në anije. Vullnetarët në anijen ‘Madleen’ u rrëmbyen nga ushtria izraelite”, thuhet në deklaratë.

Ministrive të Jashtme të vendeve ku aktivistët e të drejtave të njeriut janë shtetas, deklarata u bën thirrje që të ushtrojnë presion që të sigurojnë mbajtjen të sigurt të aktivistëve të cilët janë rrëmbyer pasi u nisën në këtë rrugëtim për të ofruar mbështetje për palestinezët që po përballen me urinë në Gaza.

Në videon e shkurtër të ndarë nga aktivistja e të drejtave të njeriut Yasemin Acar në anije, një person që besohet të jetë një ushtar izraelit mund të dëgjohet duke u thënë atyre që filmojnë të fikin telefonat e tyre.

Në video, duart e aktivistes Acar shihen se janë në ajër.

– Raportuesja speciale e OKB-së: “Lidhja u ndërpre teksa kapiteni po tregonte afrimin e një varke tjetër”

Raportuesja speciale e Kombeve të Bashkuara (OKB) për Palestinën, Francesca Albanese, ndau në llogarinë e saj X se kishte kontaktuar kapitenin e anijes “Madleen” dhe se askush nuk ishte lënduar kur anija u ndalua.

“Dëgjova ushtarë që flisnin në telefon ndërsa kapiteni po fliste me mua. Lidhja u ndërpre kur ai tha ‘një varkë tjetër po afrohet’”, deklaroi Albanese.

Në anije ndodhen 12 persona, përfshirë anëtaren franceze të Parlamentit Evropian (PE) Rima Hassan dhe shtetasen gjermane Yasemin Acar, si dhe Hüseyin Şuayb Ordu nga Turqia, Thiago Avila nga Brazili, Sergio Toribio nga Spanja, Marco van Rennes nga Holanda, Baptiste Andre, Reva Viard, Pascal Maurieras dhe Yanis Mhamdi nga Franca, aktivistja suedeze e klimës Greta Thunberg dhe gazetari Omar Faiad.

/mesazhi/

Etiketa:

Leave a Reply

Të fundit