Ushtria turke ka publikuar audion e paralajmërimeve ndaj avionit rus


E enjte, 26 Nëntor 2015

russian-plane

Ankara – Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Turqisë ka publikuar zërin e regjistruar gjatë paralajmërimeve që i janë bërë avionit rus që shkeli hapësirën ajrore të Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).


Në regjistrim duket qartë që gjatë afrimit të momentit të goditjes paralajmërimet shtohen gjithmonë e më shumë. Këto regjistrime janë të qendrës së komandës në Diyarbakır (BIKIM)

Në paralajmërimet e bëra në anglisht thuhet: “The unknown air traffic position to humaynim 020 radial 26 miles… This is Turkish Air Force speaking on guard. You are aproaching Turkish air space change your heading south immediately”.

Me këto paralajmërime avionit i bëhet thirrje të ndryshojë urgjentisht drejtimin e tij. Ndërkohë që këto paralajmërime përsëriten më shumë se dhjetë herë pozicioni i tij ndiqet nga momenti në moment.

Dy avionë turq F-16 të cilët në kuadër të angazhimeve ndodheshin me detyrën e patrullimit në rajon ndërhynë ndaj avionit të tipit Su-24 i cili pavarësisht 10 paralajmërimeve të bëra brenda 5 minutave, vazhdoi të shkelë hapësirën ajrore turke në kufirin Turqi-Siri. Rusia, pati njoftuar se avioni i rrëzuar në rajonin Bayırbucak të Sirisë që ndodhet përballë rajonit Yayladağı në qytetin Hatay i përkiste asaj, ndërsa NATO kishte konfirmuar vërtetësinë e informacioneve që Turqia kishte paraqitur rreth çështjes se avioni kishte kryer shkelje të hapësirës ajrore.

Edhe në fillim të muajit tetor avionët luftarakë të Rusisë shkelën hapësirën ajrore të Turqisë, ku dhe zyrtarët rusë pas ngjarjes duke kërkuar falje patën njoftuar se situata të tilla nuk do të përsëriteshin. Ndërsa Turqia kishte ripërsëritur paralajmërimin e saj se do të zbatonte rregullat e angazhimit të cilat përfshijnë kundërpërgjigjen ushtarake ndaj shkeljes së hapësirës ajrore.

Të fundit