Vardy nis misionin te Burnley: Synon ta nxjerrë klubin nga kriza


E hënë, 7 Shtator 2026
Vardy nis misionin te Burnley: Synon ta nxjerrë klubin nga kriza

Jamie Vardy ka kompletuar transferimin te Burnley si lojtar i lirë, duke nënshkruar kontratë deri në fund të sezonit 2026/27.

Sulmuesi 39-vjeçar i bashkohet skuadrës në një moment të vështirë, pasi Burnley nuk ka regjistruar asnjë fitore në pesë ndeshjet e para të Championshipit.

Vardy synon të përdorë përvojën e tij për ta ndihmuar klubin të rikthehet te rezultatet pozitive, shkruan 04 Online.

“Jam shumë i lumtur që tani jam pjesë e Burnley FC. Ky është një klub me histori të vërtetë futbolli dhe me tifozë pasionantë, të cilët meritojnë një skuadër që i përfaqëson ata dhe qytetin e tyre”, deklaroi Vardy.

“Mezi pres të zbres në fushë dhe ta ndihmoj skuadrën të lëvizë në drejtimin e duhur”, shtoi ai.

Debutimi i tij mund të vijë të martën ndaj Wrexhamit, ndërsa trajneri i Burnleyt, Hayen, pret që përvoja dhe lidershipi i sulmuesit të kenë ndikim të rëndësishëm në skuadër./04 Online/


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit