Vasfije Krasniqi pas dy dekadave rrëfen tmerrin e përjetuar gjatë luftës në Kosovë


E mërkurë, 17 Tetor 2018

Prishtinë – Për herë të parë vjen një rrëfim i hapur i njërës prej viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës. Vasfije Krasniqi rrëfeu tmerrin e përjetuar gjatë luftës.

Vasfije Krasniqi në një intervistë për RTK-në ka rrëfyer me lot në sy për torturat që kishte përjetuar në luftë, e që në atë kohë ishte 16 vjeçare.

Ajo tregon se gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte përdhunuar nga dy serbë: njëri prej tyre polic i regjimit të Slobodan Millosheviqit dhe rasti kishte ndodhur në fshatin Babimovc të Vushtrrisë.

“Më 14 prill të vitit 1999 kam qenë në oborr dhe kam hyrë brenda dhe i kam thënë nënës me dalë dikush te dera me qelë derën. Dikush jashtë derës na tha ‘qelne derën’… edhe është dashtë me qelë… Ne nuk e dinim nëse kanë hy me na vra apo kanë hy me bastisë, mirëpo ai pyti se ku e keni babën edhe vëllanë. Nana i tha që janë në Gjermani, e ai më tha: ‘Jo nuk janë në Gjermani, por kanë shkuar në luftë’”, tregon Vasfija, e cila aktualisht jeton në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

[youtube sDv0gIXlpIM]

Etiketa: , , ,